E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafaj Kosova te rekuperoje imazhin

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj ka deklaruar në një intervistë për BBC, se një ndër sfidat kryesore të Kosovës për këtë vit duhet të jetë përmirësimi i mazhit të dëmtuar ndërkombëtar, si me raportin e debatueshëm të raportuesit të Këshillit të Europës, Dick Marty, ashtu dhe me problemet që dolën pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Sipas tij, për procesin e njohjeve ndërkombëtare, udhëheqja në Prishtinë duhet të kishte punuar më mirë për të vendosur shtetin e së drejtës në Kosovë, si dhe të luftonte më mirë korrupsionin, klientelizmin dhe format e tjera që bien ndesh me vlerat që duhet ta bashkojnë Kosovën me botën e përparuar.

Duke folur për dialogun e pritshëm Kosovë-Serbi, zoti Mustafaj ka nënvizuar se përfundimi me sukses i tij do të ishte në interes të të dyja vendeve dhe të paqes e stabilitetit në rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›