Mal i Zi, burg 5 policeve, keqtrajtuan shqiptarin

Gjykata e Podgorices ka denuar sot me nga tre muaj heqje lirie 5 agjente te njesive speciale te anti-terrorit, per keqtrajtimin e nje shqiptari i cili me vone humbi jeten.
Lajmin e bejne te ditur agjencite ballkanase, sipas te cilave agjentet jane denuar per keqtrajtimin e shqiptarit Pjeter Sinishtaj, i arrestuar rreth nje vit me pare bashke me disa shqiptare te tjere nen akuzen e organizimit te planeve terroriste ne Mal te Zi.
Nderkohe, e bija e viktimes, Paulina Nikprelaj eshte shprehur e pakenaqur me gjykimin dhe ka mohuar akuzat e ngritura ndaj babait te saj.
“Une e di se sa ka vuajtur babai im per 13 muaj. Ndaj tij eshte ushtruar dhune dhe eshte poshteruar. Babai im nuk ka bere asgje te keqe, ai ishte nje njeri i ndershem”, eshte shprehur Nikprelaj.