E Diel, 1 Nëntor 2026

Peje, pranga per fajde dy agjenteve te SHPK-se

Agjentet e SHPK kane arrestuar sot ne Peje dy kolege nen akuzen e kercenimit te nje personi me qellim zhvatjen e tij.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave ne pranga kane rene policet Flamur Rexhaj dhe Alban Tolaj.

Sipas burimeve, arrestimi i tyre erdhi pas denoncimit te nje prej viktimave, te cilit dy agjentet i kerkonin para ne forme fajdesh.

Gjate kontrollit ne banesat e tyre, policia gjeti dhe konfiskoi ne cilesine e proves materiale 27 mije euro, si dhe disa arme qe mbaheshin pa leje.

Burimet shtojne se uniformat blu te SHPK-se kane shpallur ne kerkim nje tjeter person qe ishte perfshire ne kete krim.

Vetem pak dite me pare policia kosovare shkaterroi dy grupe kriminale qe merreshin me fajde, fenomen qe ka ekzistuar ne Kosove qe para fillimit te luftes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›