Mal i Zi, partia e Gjukanovic fiton në zgjedhjet lokale
PODGORICE-Partia e Kryeministrit Gjukanovic rikofirmon fitoren e radhës në zgjedhjet lolale te zhvilluara dje ne 14 komuna mes te cilave 2 me shumice shqiptare.
Opozita malezeze e grupuar në koalicionin “Mali i Zi më i mirë” pësoi humbje edhe me të duke humbur nje nga tre pushtetet lokale që qeveriste më parë.
Komuna e Ulqinit dhe ajo e Tuzit aktualisht drejtohen nga shqiptaret dhe sërish ky drejtim do t’u mbetet atyre pasi përbëhen me shumicë absolute nga banorë shqiptarë. Favoritë kryesorë në këto dy komuna është koalicioni i Unionit Demokratik të Shqiptarëve me Partinë e kryeministrit Gjukanovic. " I dhamë bashkësisë ndërkombëtare një pjekuri të lartë demokratike dhe dëshmuam se mund të zhvillojmë zgjedhje me standarte”, deklaroi presidenti malezez Filip Vujanovic.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Podgoricë tha se nuk janë shënuar parregullsi të mëdha, edhe pse lideri opozitar Nebojsha Medojevic pretendon të kundërtën.
Opozita pretendon parregullsi, në vecanti në Podgoricë lidhur me listat zgjedhore ku mjaft votuesve iu ishte ndryshuar qendra e votimit
Sipas mediave malazeze, në dy prej komunave Ulqin dhe Malësi, asnjëherë më parë, nuk ka patur kaq shume shqiptare ne listat zgjedhore.
Fushata elektorale u karakterizua nga nje retorike e ashper ne Ulqin dhe Tuz mes partive shqiptare dhe Unionit Demokratik te Shqiptareve te Ferhat Dinoshes dhe Partisë se kryeministrit Milo Gjukanoviç.
(d.b/News24/BalkanWeb)