E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po i fiket qiriu Edvinit...

Edi Rama kurrë nuk shkëlqeu. Një mediokër i paparë në fushën e artit. Më mirë një bojaxhi pallatesh, kjo do t’i shkonte më tepër. Krijimi i tij i mjerë bën të lebetiten qindra nënëza që kanë vajza dhe prindër nga titulli monstruoz i librit: “Ina-Ina, hiqi brekët”. Në të vërtetë, zotëria ende s’e paska ditur se fjala “brekë” është turqisht ndërsa shqip thuhet “mbathje”, ç’kuptim do të krijonte një libër që në titull ka një zgjedhje të fjalorit të udhëve dhe njerëzve të paformuar apo maniakëve të seksit. “Sex shop” do ishte më mirë titulli i librit. Duke i munguar besimi, shpirti i tij është turbullirë. Një shpirt i këtillë nuk figuron asgjëkund nëpër religjionet e shpirtit. Pale kur mësova nga mediat e Edit se paskësh kërkuar të shkonte te masonët. Fytyra mund t’i fshehë mëkatet, por thelbi i shpirtit është i rënduar nga llomitja, ka gropa lluce dhe shkretëtira të tëra rëre.
Historia e Edvinit si socialist është një lëmsh i ngatërruar. Shumë fëmijë të ardhur nga blloku ose pranë tij krijuan tek shqiptarët imazhin më të rremë që ka njohur bota njerëzore. Këta na u shfaqën si profetët, që sillnin në këtë vend demokracinë dhe që prej tyre duhej mësuar. Njëri prej tyre ishte Edi. Historia e tij mbahet mend nga dy gjëra të pavlera. Libri që cituam nuk duam ta prekim më dhe u përqendrova tek një rrahje. Të bëhesh i famshëm nga një rrahje, vetëm në këtë vend funksionon kështu; nuk ishte fama e shkrimtarit, e piktorit apo e sportistit, por rrahja d.m.th grushtimi që pësoi e heroizoi viktimën. është Fatos Nano njeriu që e zbuloi. Thonë se zbulimi i tij ishte bërë në një bunker të mbyllur. Fillimisht thanë se ishte bërë murg, e kishin parë me flokë të gjatë dhe thonj të paprerë. Nejse, është puna e Fatosit që e nxori gjallë nga bunkeri dhe mos kërkoi më tepër shpjegime. Ky Fatosi e shpuri direkt tek Ministria e Kulturës. Atje zuri luftën. Sulmoi artistët, i kam parë ata fakirët në greva kundër Edit, njeriut që kurrë nuk u bë artist, as në shpirt dhe as në talent. Thonë se mori pushkën të sulmonte Teatrin Kombëtar. -ç’të ka hije pushka,trim o Edvin/do të sulmosh artistët, po ylli s’të ndrinë...
Thonë se është akuzuar dhe prokuroria shqiptare nuk u mor ndonjëherë seriozisht me ylyveret e tij. Më vonë një komision parlamentar i tregoi kufirin tek thana. Ishte sërish Fatosi që i tregoi dritaren e partisë. Sepse Edi nuk ka qenë ndonjëherë socialist. -E shikon atë atje, i tha Nano, ajo është dritarja që duhet të hapësh ti për t’u bërë kryetar i socialistëve. Ikja e Fatosit u dhembi socialistëve, por ç’të bënin kur nuk kishin pulën zgjodhën sorrën. Sorra gjeti një tufë sorrash të tjerash atje brenda. Në vitin 2007 zgjodhi si bashkudhëtar të ri të partisë, humbjen që korri së bashku me Eri-onin,Gjin-ushët e Pas-kalët. Kuptimin e kësaj humbjeje u përpoq ta kthente në fitore si të Pirros, ose mender-fitore, duke sjellë shembullin e qyteteve të mëdha dhe duke hedhur në heshtje ose në luginën e harresës votën dërrmuese dhënë demokratëve. Edi nuk ka mësuar një gjë nga përvoja e njerëzisë se kur të vijnë të keqijat, hapu derën. Disfata e dytë lexohet më 28 qershor 2009. Ishte më e rënda dhe më dërrmuesja. Ishte më zhgënjyesja dhe më torturuesja. Ishte më e ndritshmja në aspektin e transparencës. Kamera, ku ndiqej çdo fletë votimi. Firma nga të dy palët. U shpallën fituesit. Se nga u zhduk për pushime ma do mendja nuk ka qenë më tek ato plazhet që njerëzia i vështron me neveri, ku burri shfaqet i pabrekë e pa asgjë në mish. Kthehet diku nga vjeshta dhe gjen fjalën me ish-ministrin e brendshëm të Ramos. Kurdisin një palo kongres që edhe socialistë e quajtën - jo më bunker - por një burg i madh. Prej këtu i lindi guximi duke zgjedhur deputetë gjithë ndërtuesit dhe minifundet e bashkisë, biondet e ku e di unë. E gjithë kjo suitë, aktualisht çdo ditë bën nga një rol teatri adoleshent, nga ata që njerëzia njëherë e një kohë do thoshte: “Po.... kali në derë të hanit...”. Nuk mbeti më djalë bllokmeni, nip e stërnip pa u bërë ose deputet, ose pjesë e rëndësishme e strukturave të partisë socialiste. Po të shkruash një listë të del fotokopje me listat e anëtarëve të KQ të Enverit dhe Ramos. Ky është kryetari i socialistëve që nuk aderoi në parti si socialist i thjeshtë por erdhi direkt nga posti i ministrit.
Më vonë, hulumtuesit e shumtë mund të tregojnë ngjarje të tjera do të them se si ka mundësi që e majta rrëzohet në humnerë nga drejtuesit e saj. As socialistë dhe as drejtues. Edi e drejton partinë me fjalime të tipit Ramo dhe me një grup fëmijësh bllokmenësh për t’u thënë socialistëve atë që ju pështytë të vitin ‘91 jeni duke e lëpirë në 2010. Ky është kumti im. Jo që jo socialist. U riktheu bllokmenët në parti, kur ata i përjashtuan me votë për të mos qenë më pjesë e tyre. Qenë mbledhur gjithfarë dëshmish dhe shtysa e zemërimit popullor u hoqi bllokmenëve drejtimin e partisë. Edin e sollën si një fasadë të re, dmth në gropat që partia kishte hapur për 8 vjet qeverisje, duhej mbyllur me një figurë të re që rezultoi më i vjetër se vetë politbyroja. As drejtues i Bashkisë nuk është. Shihni sheshin në qendër. Atje është fytyra e Edit, fytyra e gjithë qeverisjes së tij llogaçe.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›