E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vështirë për Man Cityn

Ajax udhëtoi tek kampioni i Anglisë dhe arriti atje të shënoj dy gola që në pjesën e parë.

Një goditje nga këndi e Niklas Moisander gjeti në befasi mbrojtjen e City dhe sulmuesi Siem de Jong kaloi Ajaxin në epërsi që në minutën e 10 të takimit.

De Jong ishte në një formë të mirë në Angli më sa dukej. Ai shënoi përsëri në minutën e 17. Përsëri ishte një harkim i bukur nga kendi i Christian Eriksen dhe përsëri De Jong shënoi me kokë.

Kampioni anglez filloj të ngjallet pas këtij goli. Samir Nasri krosoi. Toure ndali mirë topin me gjoks dhe goditi për të zvogëluar epërsinë e Ajaxit në 1-2 në minutën e 22.

Në pjesën e dytë ishin kampionët anglez të cilët sulmonin pa rreshtuar portën e Ajaxit. Mario Balotelli bëri një pasim të bukur për Sergio Aguero dhe ky shënoj pa problem për barazim të rezultatit në minutën e 74.

Me këtë rezultat përfundoj edhe takimi pasi që në minutat në vazhdim nuk mund të bëhej më shumë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›