Malaga ndërrim kokë më kokë me Arsenalin, Gamez për Bendtner

Nicklas Bendtner, i cili një herë dukej pranë kalimit te ekipi gjerman Eintracht Frankfurt, mund të përfundoj në kampionatin spanjoll.
Sipas tabloidit britanik, Daily Mail danezi ka gjasa të transferohet te skuadra e Malagas. Kjo e fundit, thuhet se i ka ofruar Arsenalit mbrojtësin Jesus Gamez për ta shkëmbyer me Bendtnerin.
Bendtner, i cili sezonin e fundit ishte i huazuar te skuadra e Juventusit, nuk bën pjesë në planet e trajnerit Arsene Wenger, kështu që duhet të gjej një klub tjetër për ta vazhduar karrierën., e që nënkupton që një marrëveshje e tillë është fare lehtë e arritshme./indeksonline/