E Shtunë, 31 Tetor 2026

United nuk heq dorë për Fabregas, gati oferta e tretë

Edhe pse dy herë radhazi u refuzua nga Barcelona, skaudra e Manchester Unitedit nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i Cesc Fabregasit në ‘Old Traford’. Oferta e parë e Manchester Unitedit për Fabregasin ishte rreth 25 milion funte, derisa oferta e dytë u rritë në 30 milion funte, por Barcelona nuk pranoi asnjërën.

Sipas medieve britanike, United po bën gati ofertën e tretë, e cila pritet ta thyej rekordin e klubit, i cili kishte shpenzuar 30.8 milion funte kur kishte transferuar Dimitar Berbatovin nga Tottenhami në vitin 2008. Oferta e tretë dhe e fundit sipas medaive angleze pritet të jetë 35 milion funta, e që do mund të ishte e pranueshme edhe  për Barcelonën.

"Unë kurrë nuk kam thënë se me çdo kusht do ta marrim Fabregasin. Ne kemi bërë oferta që janë refuzuar, por shpresoj që oferta e tretë të jetë e suksesshme”, ka deklaruar menaxheri i Manchester Unitedit David Moyes, raporton Daily Express./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›