E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man United e Arsenal thuajse të fundit

Kur kemi hyrë në javët e fundit të afatit kalimtar veror, gjigandët e futbollit anglez, Manchester United e Arsenal janë skuadrat gati më të dobtat me transfere.

Dy skuadrat e mëdha angleze janë të vetmet që kanë bërë vetëm nga një blerje deri tani. United ka transferuar të riun Varela, ndërsa Arsenali talentin francez, Sanogo.

Sunderlandi është skuadra më aktive deri më tani duke bërë 9 blerje. Norwich e Swansea pasojnë në pozitat dy dhe tre me nga 7 blerje. Liverpooli e City kanë bërë nga 4 blerje, ndërsa Chelsea tri blerje./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›