Sneijder mbetet jashtë kombëtares

Trajneri i kombëtares holandeze, Louis Van Gaal nuk ka grumbulluar për miqësoren e 14 Gushtit me Portugalinë fantazistin e Galatasarayt, Sneijder. Van Gaal deklaroi se Sneijder nuk është në gjendjen e tij më të mirë fizike dhe ky është motivi që 29-vjeçari ka mbetur jashtë listës së tij. Van Gaal shtoi se nëse Wesley do të rikthehet në gjendjen më të mirë atëherë ai mund të luftojë për një vend në kombëtare./indeksionline./