Malaj: "Jo" penalizime të zërave kritikë
Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Arben Malaj, kërkon të marrë fund, në mënyrë publike, fushata penalizuese ndaj personave që janë kritikë apo kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Në një njoftim për mediat, Malaj vëren se ky fenomen përjashtimesh dhe nxitje përplasjesh është ngjarja më e rëndë që po ndodh në historikun e Partisë Socialiste."Ky presion dhe ky denigrim mbytës është cenim i rëndë i të drejtave elementare të çdo individi. Aty ku cenohen liritë elementare të të shprehurit, aty liritë politike kufizohen apo nuk ekzistojnë. "Disiplina partiake" dhe "solidariteti partiak" janë alibi të dëmshme dhe të pamjaftueshme për ta fshehur mentalitetin jodemokratik, që kur tolerohet rrezikon të çojë në diktaturë në rritje", thuhet në njoftim.