Vritet krahu i djathtë i Mond Kosenit
Pjesa veriore e lagjes "Vullnetari" është tronditur mëngjesin e djeshëm nga një ekzekutim i tipit mafioz. Dy persona me maska kanë ekzekutuar pranë shtëpisë së tij ish-agjentin e Antidrogës, Roland Rexhepi, i cili njihej me nofkën Doda dhe kishte bërë emër si krahu i djathtë i Edmond Kosenit, të ashtuquajturit "Komisari i Hekurt" gjatë viteve 1998-2001. Kronikë e një vrasjeje të paralajmëruar është konsideruar ekzekutimi i 42-vjeçarit nga shumë të njohur të tij në radhët e policisë. Ngjarja ka shokuar gjithë qytetin, sikurse ka tronditur struktura të policisë dhe ka vënë në punë si asnjë herë tjetër specialistët më të mirë të antikrimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit.
Ekzekutimi
Roland Rexhepi kishte dalë nga shtëpia në orën 07:30 të mëngjesit dhe ishte drejtuar për nga garazhi i makinës së tij, pasi do të nisej për në plazh bashkë me gruan dhe dy fëmijët. Askush nuk e dinte se një furgon i bardhë, i ndaluar para garazhit, pranë pallatit në lagjen "Vullnetari", mbante brenda dy vrasësit e ish-agjentit të Antidrogës në policinë e Elbasanit. Rolandi ka lëvizur vetëm pesë metra me makinë dhe ndërsa ka dalë për të mbyllur derën e garazhit është përballur me dy persona me maska, të cilët pa i thënë asnjë fjalë i derdhën mbi gjoks breshëritë e automatikëve. Të paktën pesë plumba e kanë prekur Dodën në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. E para ka dalë në rrugicë bashkëshortja e tij me dy fëmijët (që edhe mund të ishin vrarë po qe se do të lëviznin të katërt njëherësh) dhe më pas nëna e tij, që më parë ka dëgjuar krismat e armës sepse sa ka përcjellë nusen e nipërit për në plazh. Nga të gjitha katet në mes të dy pallateve ku ndodhi ngjarja, jo pak banorë janë gjendur në dritare dhe kanë parë njëherësh komshiun e shtrirë dhe të larë me gjak dhe një motor që ka lëvizur me shpejtësi me dy persona të maskuar hipur mbi të. Policia ka ardhur me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe gjatë ditës së djeshme ka punuar intensivisht për këqyrjen e rrethanave dhe zbardhjen e saj. Nuk kanë munguar as kryeprokurori i rrethit, drejtori i policisë së qarkut dhe zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë nga të gjitha institucionet e drejtësisë në Elbasan, të cilëve u është bashkëngjitur edhe një ekip specialistësh nga Tirana. Në vendin e ngjarjes u arrit të gjendej arma me të cilën u krye krimi, disa fije flokësh dhe furgoni brenda së cilit kishin qëndruar dy vrasësit me gjithë motoçikletën me të cilën u larguan. Trupi i pajetë i Dodës deri dje në mbrëmje nuk ishte nxjerrë nga morgu i spitalit të Elbasanit, ku janë kryer të gjitha analizat e ekspertizës mjekoligjore.
Vrasje profesionistësh
Burime policore bëjnë të ditur se prej kohësh kishte zëra se Dodën donin ta vrisnin. Madje të njëjtat burime konfirmojnë se edhe vetë i ekzekutuari ishte në dijeni të planeve që po thureshin për eliminimin e tij e për këtë arsye kishte marrë disa masa mbrojtëse. Por aksioni për vrasjen e tij qe organizuar në mënyrë perfekte nga vrasës që, sipas policisë, janë profesionistë. Sipas hetuesve, vrasësit duhet të kenë studiuar për disa ditë me radhë lëvizjet e ish-policit. Vrasësit kanë shkuar deri në vendin ku u krye ekzekutimi me një furgon të bardhë, targat shqiptare të së cilit policia i ka hequr pesë minuta pas krimit, duke mos i bërë publike për arsye hetimore. Mësohet se furgoni ishte i vjedhur, por nuk jepen detaje më të hollësishme për këtë. Brenda në furgon ishin vetëm dy persona që mendohet se janë rreth 20 vjeç. Ata kishin në furgon edhe një motoçikletë, që e kanë përdorur për t‘u larguar shpejt nga vendi i ngjarjes. Ekspertët që këqyrën furgonin, thanë se dy ekzekutorët e ish-policit duhet të kenë qëndruar disa orë brenda furgonit, në pritje të mbërritjes së objektivit të tyre. Pasi kanë parë që Doda ka hyrë në garazh për të nxjerrë makinën, ata kanë dalë nga furgoni, kanë ndezur motorin dhe kanë pritur që ai të zbriste nga makina për ta vrarë nga një distancë e afërt me një breshëri kallashnikovi të drejtuar në gjoks. Nuk është dashur më shumë se një minutë që ekzekutorët të hipin në motoçikletë dhe të zhduken në një rrugicë në të majtë të hyrjes së pallatit të Dodës. Por jo çdo gjë ka qenë perfekte në këtë ekzekutim profesionistësh. Duke u larguar nga vendi i ngjarjes, vrasësve u ka rënë kallashnikovi, të cilin nuk kanë pasur kohë ta marrin.
Kush ishte Doda
Roland Rexhepi, i njohur dhe i thirrur në punë, shoqëri e familje me nofkën Doda, u angazhua në radhët e Policisë së Shtetit pas vitit 1997. Ai ishte njeri aktiv dhe gjatë gjithë kohës kur policia e Elbasanit drejtohej nga Edmond Koseni, konsiderohej si krahu i tij i djathtë. Komisari i Hekurt i kishte besuar Dodës disa nga aksionet më të bujshme në luftën kundër trafikut të drogës. Edhe pas ikjes së Kosenit, Doda do të vazhdonte punën në sektorin e Antidrogës, për t‘u larguar prej andej para katër vjetësh. Aktualisht ishte president i një Shoqërie të Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike (polici private), që kishte marrë në ruajtje stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" të Elbasanit dhe disa objekte të tjera të rëndësishme në qytet. Edhe njëri nga vëllezërit e tij është president i një policie private, ndërsa vëllai i tretë është kryetar i një rajoni të Bashkisë së Elbasanit. Doda njihej në Elbasan si polic i fortë, por edhe i komunikueshëm.