E Diel, 1 Nëntor 2026

"Grinzane Cavour" për Elvira Dones

Virgjëreshat e Donesit nderohen me çmim. Ndahen sot në Kozencë çmimet letrare “Grinzane Cavour” për kulturën mesdhetare. Ky edicion është konceptuar si një dialog mes popujve, kulturave të ndryshme të vendeve të Mesdheut. Fituesit e çmimeve për seksionin “Shoqëria civile” janë shkrimtarët Marina Nemat për romanin “E burgosura e Teheranit”, Elvira Dones për “Virgjëreshat e betuara”. Për kategorinë “Historia e mendimit” janë Gustavo Zagrebelsky me “Kryqëzim”. Për kategorinë narrative Giuseppe Lupo Lucrezia Lerro. Juria e ndarjes së çmimit përbëhet nga personalitete të letërsisë italiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›