Malaj: Fieri s'mund te mbaje peng statusin
Partia Socialiste duhet te gjeje menyren per te dhene konsensusin pa vonese, per ligjet qe do t'i hapnin rrugen marrjes se statusit vend kandidat per ne Bashkimin Europian. Ne nje interviste per televizionin Klan, deputeti Arben Malaj shprehet qarte se opozita nuk mund te bllokoje integrimin, pavaresisht rendesise qe ka situata e krijuar ne Qarkun e Fierit, apo pergjegjesise se paleve ne kete ceshtje. "Sigurisht qe shqetesim i Fierit qendron, por prioriteti qe ka vendi eshte te eleminoje cdo vonese ne procesin e integrimit evropian. Ne rast se Partia Demokratike do te qendroje strikte ne vendimin e saj ne mos zbatimin e vendimit te gjykates, besoj se PS-ja duhet te gjeje nje zgjidhje te plote per te miratuar ligjet dhe per te kryer nje detyrim te rendesishem ndaj vendit edhe pse ne menyre te vazhdueshme eshte gjetur ne situata provokative", tha Malaj. Ai ka theksuar se opozita duhet te marre vendimin e duhur duke pasur parasysh rendesine qe kane tre ligjet per marrjen e statusit te vendit kandidat. "Une shpresoj se opozita do te marre vendimin e duhur per te plotesuar kushtet, per te mos u vonuar ne procesin e integrimit evropian te vendit", thote ai. Nga ana tjeter, Malaj shton se votimi i reformave eshte nje detyrim i partive politike ndaj vendit dhe elektoratit qe i ka votuar ato. Ai shprehet se procesi i integrimit evropian eshte prioritet dhe kjo gje eshte theksuar dhe ne viziten qe Sekretarja e Shtetit Hillary Klinton beri pak dite me pare ne Tirane. "Integrimi ne Bashkimin Europian eshte nje prioritet kombetar, ka mbeshtetjen e mbi 80 per qind te shqiptareve. U ritheksua si prioritet i vecante edhe gjate vizites se Sekretares Amerikane te Shtetit. Ne kemi pasur gjithmone kontribute pozitive, tashme eshte koha te mos vetepengohemi ne ambicien tone per te perfituar statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian", tha dje deputeti Malaj. Ky qendrim i deputetit te Partise Socialiste Arben Malaj nuk eshte i pari ne lidhje me votimin e ligjeve me tre te pestat. Ai ka deklaruar ne mbledhjen e fundit te grupit parlamentar se PS-ja duhet te shkoje ne Kuvend per te votuar ligjet dhe te mos pengoje procesin e integrimit ne Bashkimin Europian. I pyetur nese keto qendrime kunder linjes zyrtare te PS, mund te sjellin pasoja per kandidimin ne zgjedhjet e ardhshme, Malaj shprehet se angazhimi i tij eshte ne funksion te integrimit. "Ne asnje menyre nuk kam frike dhe nuk eshte ky shqetesimi kryesor se cfare ndodh me listat, apo cfare ndodh me mandatin politik, ku do te jesh apo ku s'do te jesh. Problemi eshte qe duhet te kesh guximin per te diskutuar per keto gjera, jo per te kritikuar grindje brenda forcave politike, por per te maksimalizuar energjite pozitive ne funksion te integrimit. Perderisa angazhimi im eshte ne funksion te kesaj, besoj se nuk krijon asnje shqetesim personal", tha deputeti i PS-se.
Qendrimi
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama dhe zyrtare te tjere te larte te PS-se kane deklaruar se nuk do te votojne tre ligjet qe lidhen me marrjen e statusit te vendit kandidat. Si kusht per votimin e tyre, PS-ja ka vendosur zhbllokimin e Keshillit te Qarkut te Fierit dhe kthimin ne krye te ketij institucioni perfaqesuesin socialist. Deputetet e PS-se kane paraqitur nje sere vendimesh te dhena nga gjykata te shkalleve te ndryshme per kete Keshill, duke pretenduar se drejtimi i tij i takon opozites.
Qendrimi
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama dhe zyrtare te tjere te larte te PS-se kane deklaruar se nuk do te votojne tre ligjet qe lidhen me marrjen e statusit te vendit kandidat. Si kusht per votimin e tyre, PS-ja ka vendosur zhbllokimin e Keshillit te Qarkut te Fierit dhe kthimin ne krye te ketij institucioni perfaqesuesin socialist. Deputetet e PS-se kane paraqitur nje sere vendimesh te dhena nga gjykata te shkalleve te ndryshme per kete Keshill, duke pretenduar se drejtimi i tij i takon opozites.