Berisha: Rama politikan i mire per te qendruar ne opozite Rozeta Rapushi
Votebesim per cdo keshilltar qarku ne cdo keshill dhe bashkiak dhe komune ne Fier, eshte zgjidhja qe dha dje kryeministri, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, per kushtin e opozites se pa u zgjidhur kjo ceshtje nuk do te kete votim te projektligjeve te kerkuara nga Bashkimi Evropian per marrjen e statusit te vendit kandidat. Ndersa theksoi se kreu socialist eshte politikan shume i mire per te qendruar ne opozite e kjo pranohet tashme edhe nga miqte e tij. "I ka thene nje mik atij, i tha se "ti je nje politikan shume, shume i mire, per nje kohe shume, shume te gjate ne opozite". Ne debate e replika me kreun e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, Berisha beri thirrje qe opozita te ndergjegjesohet dhe te votoje nismat e kerkuara nga nderkombetaret ne kete 100-vjetor. "I bej thirrje z. Rama edhe njehere, qe ta frymezoje ky muaj dhe te bashkohemi per interesat me madhore dhe te votojme ato tre ligje, te cilat i pret me padurim cdo shqiptar qe ti shohe te votuara si nje detyrim qe rrjedh nga kerkesat e Komisionit Europian per statusin e vendit kandidat. Une dhe njehere theksoj, se ne rast se ju keni verejtje dhe amendime, ne jemi te hapur te trajtojme cdo problem, por persa i perket situates ne qarkun e Fierit formula eshte propozuar, qe te vene ne votebesim cdo keshilltar qarku ne cdo keshill bashkiak dhe komune", - tha Berisha, duke shtuar se kjo eshte zgjidhja me e qyteteruar, sepse bllokimi i ketyre ligjeve per nje situate te cilen nuk e lidh ne menyre absolute askush, eshte demtim i interesave jetike te cdo qytetari. Sipas tij, kjo oferte nuk ka baze te hidhet poshte. Ai gjithashtu, kundershtoi pretendimet e Rucit, se nje gje e tille eshte antikushtetuese, duke theksuar se ka nje vendim te gjykatave ne cdo shkalle, vendim i cili le ne fuqi kryetarin aktual dhe aktet ligjore te firmosura prej tij gjersa ceshtja te shqyrtohet ne themel. "Eshte e lehte te shfrytezosh ketu platformen per te dezinformuar qytetaret shqiptare. Cfare thote vendimi i gjykatave, se po keto keshilla kane votuar per se dyti keshilltare te tjere dhe se nuk ka gjykate ne bote ne nje vend te lire qe te mund ti heqe keshillit atributin e dhenies dhe heqjes se mandatit per keshilltaret e qarkut", - theksoi kryeministri. Ne replike me akuzat e Rucit, kryeministri shtoi se nuk habitet aspak nga fjalori i tij pas "fotos me kerricin qe kryetari i tij (Rama) postoi ne te gjithe boten. Eshte nje axhustim me situaten e re te krijuar ne partine e tij. Por meqenese perpiqet dhe shfrytezon platformen per mashtrim, une dua t'ju them qytetareve shqiptare se kjo qe thote zoteria eshte genjeshter banale fund e krye. Sepse neni 32 i qeverisjes vendore ju njeh keshillave te komunave dhe bashkise te drejten per dhenien dhe heqjen e mandatit te keshilltareve te keshillave te qarkut". Berisha akuzoi gjithashtu, se opozita pengon reformat, duke kerkuar ndryshimin e rregullores se Kuvendit, ne nje forme te atille, e cila krijon dy kryeministra ne vend. "Duhet ti mendoni gjerat para se ti propozoni. Nuk krijohen dy kryeministra me ligj. Ju keshtu tregoni se mendoni se jeni opozite e perjetshme", - nenvizoi kryeministri.