Mos miratimi i tre ligje i humb Shqiperise shansin e pergjigjes pozitive nga BE
Vetem pak dite e ndajne politiken shqiptare per ti treguar Evropes se eshte pro integrimit. Kjo do te vertetohet nga miratimi i tre ligjeve qe kerkon Komisioni Evropian dhe me pas ata te shprehen pro ose jo marrjes se statusit kandidat per Shqiperine. Deri me tani nuk eshte ndezur drita jeshile dhe nese kjo nuk ndodh, atehere Shqiperia e humb edhe kete radhe trenin e integrimit. Por ne rast se opozita nuk jep konsensusin per tre ligjet keto dite atehere shansi i saj i dyte eshte ne mars te vitit 2013, por mund te theksohet per te gjithe se ky eshte nje shans ku pergjigjet pozitive mund te jene shume te pakta. Kjo per vete faktin se ne disa vende te Evropes perfshihen ne zgjedhje sic eshte Gjermania dhe ne kohe fushate, askush nga vendet e BE-se, nuk ka deshire te flase per kandidat te rinj dhe keshtu mund te shtyhej marrja e statusit per ne qershor, kohe kur vete Shqiperia hyn ne zgjedhje elektorale dhe klasa politike nuk eshte e interesuar per te bashkepunuar per miratim reformash. Per rrjedhoje shtyhet per ne dhjetor te vitit tjeter marrja e statusit te vendit kandidat per Shqiperine dhe keshtu plotesohet nje tjeter vit i humbur per Shqiperine per shkak te tekave te klases politike. Nga Brukseli, Erisa Zyka, ben me dije se ka nje vullnet te munduar nga Bashkimi Evropian per zgjerimin e saj duke vene ne pikepyetje integrimin e Kroacise ne 2013, kjo deklarate eshte bere dje ne Bruksel nga Kroacia. Gazetarja Zyka, ben te ditur se, kjo ka qene nje surprize jo e kendshme per Kroacine, e cila shpresonte qe do te ishte shume shpejt pjese e BE, sepse Gjermania eshte shprehur se, Kroacia ende nuk eshte e gatshme per tu bere shteti me i ri i Bashkimit Evropian. Mos anetaresimi i Kroacise do te ishte nje sinjal vertet negativ edhe per vendet e tjera te Ballkanit qe presin sinjale pozitive nga Bashkimi Evropian. Por nuk eshte vetem Gjermania, qe ka shprehur pakenaqesi per Kroacine, ka qene edhe Anglia ,e cila ka deklaruar se ka probleme te trafikut te qenieve ne kufi te Kroacise, qe bejne akoma edhe me problematike Kroacine nese do ti bashkohet bllokut te 27 vendeve te Bashkimit Evropian. Por se cdo te ndodhe ne lidhje me Kroacine, nese do ti bashkohet BE apo jo, kjo mbetet per tu pare ne ditet dhe javet ne vijim. Pergjigje pozitive per Kroacine, do te thote sinjale pozitive edhe per vendet e tjera te Ballkanit, qe presin te jene pjese e BE-se. Duke qene se Gjermani eshte motori kryesor i ekonomise Evropian, per te diskutuar per problemet ekonomike dhe per masat qe do te merren kancelaria Merkel ka qene ne Bruksel, ku ka diskutuar per hapa konkret.