E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Do te zgjidhim perfundimisht problemin e ngrohjes ne kopshtet dhe cerdhet e Tiranes

Lagështira, të ftohtët, investimet e munguara në rikonstruksione kanë qenë problemet kryesore të cerdheve dhe kopshteve të kryeqytetit.
Një prej tyre është edhe cerdhja nr.35 në minibashkinë nr7 në Tiranë, e ndërtuar në vitin 1962, të cilës I është rikonstruktuar vetëm kati I parë në vitin 2007.
Sipas kryebashkiakut Lulzim Basha kjo do të jetë cerdhja e parë që do të japë shembullin e vëmendjes që ka bashkia e Tiranës për vogëlushët e kryeqytetit.

“Çerdhja nr. 35, në minibashkinë nr.7 është 12 vjet më e vjetër se Kryetari i Bashkisë, pra ka ardhur koha që të vemë dorë në një çerdhe e cila u shërben aktualisht 100 fëmijëve, vogëlushëve të kësaj minibashkie. Rikonstruksioni i plotë i ambienteve, rinovimi i kuzhinës, përmirësimi i standarteve termo-izolues, në mënyrë që çerdhja të jetë e ngrohtë gjatë dimrit dhe e freskët gjatë verës, krijimi i ambienteve për mjekë, pediatër si dhe ambienteve më të përshtatshme për edukatorët, janë disa prej zërave kryesorë të punimeve të cilat do të realizohen me një fond prej afro 111 milionë lekësh (të vjetra) nga buxheti i Bashkisë së Tiranës. 5 çerdhe të tilla do të nisin punimet këtë javë dhe do të përfundojnë brenda gjashtë muajve të ardhshëm.

Aktualisht Bashkia e Tiranës, nëpërmjet sistemit publik të çerdheve kënaq vetëm gjysmën e kërkesës në qytet. Për këtë arsye, deri në fund të mandatit të parë kryebashkiaku Basha synon ta përgjysmojë këtë deficit.
Plani Urbanistik parashikon 130 çerdhe të reja në 10 vitet e në vijim, që do të thotë të paktën 40 çerdhe të reja në 4 vitet e ardhshme .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›