E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj Kam deshire per te punuar ne Qarkun e Kukesit

Deklarata Deputeti i Vlores pranon delegimin qe i ka bere Asambleja Kombetare e PS-se

Ndryshimi i zonave te delegimit per anetaret e Asamblese Kombetare te Partise Socialiste eshte mirepritur nga njeri prej tyre anetari i Kryesise Arben Malaj. Ne nje qendrim te vetin publik ne profilin e vet ne Facebook ai ka vleresuar si shume te vecante kete detyre nisur nga deshira e tij per te qene ne zonen e Veriut e perkatesisht ne Tropoje Has dhe ne Kukes. Mundesia per te qene i deleguari i Kryesise se Partise Socialiste ne Qarkun e Kukesit Kukes Has dhe Tropoje per mua eshte nje moment i vecante. Kam shume deshire per te punuar ne kete zone te punoj nga afer me socialistet dhe mbeshtetesit e tyre. Te punoj me njerez te mrekullueshem te kesaj zone ku miresia respekti dhe mikpritja jane vlera njerezore te admirueshme. Bujaria unikale ne pritjen e jashtezakonshme te vellezerve kosovare ne vitin 1999 deshmon vlerat e vecanta te popullit te kesaj zone dhe meriton mirenjohjen e gjithe shqiptareve shprehet Malaj. Ky eshte nje reagim i pare mund te thuhet pozitiv qe vjen nga te deleguarit socialiste mbi riorganizimin e bere dhe ne kete kuader Malaj nuk ka munguar edhe te shpalose nje vizion te vetin per angazhimin qe i ngarkohet. Procesi i riorganizimit te strukturave partiake hapja e partise integrimi ne sfiden e fitores se te gjithe socialisteve harmonizimi me i mire dhe me i plote midis te gjithe atyre qe kane kontribuar ne vite dhe te rinjve qe meritojne te inspirohen dhe mbeshteten ftesa e drejtperdrejte ndaj cdo qytetari ndaj intelektualeve te kesaj zone dhe reduktimi i cdo risku i ballafaqimeve te ashpra elektorale do te jete ne thelb te angazhimit tim te drejtperdrejte ne kete zone shprehet Malaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›