E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Mbështes propozimin e LSI, të votojmë tre ligjet

malajDeputeti Arben Malaj, që është larguar nga Partia Socialiste, ka bërë apel që të votohen tre ligjet e integrimit, duke theksuar se mbështet propozimin e përsëritur të LSI për këtë çështje.

Si deputet i vendit tim sërish drejtohem me një apel publik që pikërisht sot në Ditën e Europës së paqes dhe prosperitetit, të arrihet një konsensus për ti votuar ligjet.

Do të jetë dinjitoze që ky parlament të mos mbyllet pa i miratuar tre ligjet.

Të veprojmë në bazë të detyrimit për të ardhmen europiane të të gjithë shqiptarëve.

Të veprojmë me vizionin dhe përgjegjësinë ndaj të ardhmes dhe jo me inate personale apo interesa elektorale.

E mbështes propozimin e përsëritur të LSI për miratimin e ligjeve. Ta arrijmë sot këtë konsensus, sot në këtë ditë simbolike, shkruan Malaj në FB./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›