E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj Me uljen e kostos se parase ekonomia ushqehet me mire

Duke folur situatën ekonomike Arben Malaj deputet i PS-së, ka folur edhe për vendimin e BSH-së për ndryshimin e normës bazë të interesit.

Ish Ministri i Financave Arben Malaj e ka konsideruar një hap pozitiv vendimin e fundit të Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit.

I ftuar në studion e ABC News Malaj, është shprehur se me uljen e kostos së parasë ekonomia ushqehet më mirë. “Duhet t’a pranojmë rritjen e ekonomisë shqiptare, ka thënë Malaj, ndërsa ka këshilluar ekspertët e ekonomisë t’i shikojnë më me kujdes shifrat e qeverisë.

***
Më tej duke folur për situatën politike, Arben Malja tha SE Mungesa e debatit real brenda Partisë Socialiste, nxjerr në pah edhe kundërshtitë e para për 10 propozimet e kryesocialistit Edi Rama, nga vetë deputetët socialistë.

Gjatë një bisede në studion e ABC News, deputeti Arben Malaj tha se propozimi për të përfshirë në debatin politik kabllogramet e Wikiliks, duhet të përjashtohet.

Socialistët pranojnë se 10 propozimet mund të shtohen apo të pakësohen në varësi të diskutimeve. Në anën tjetër Malaj propozon që mazhoranca ka të gjitha kushtet që të propozojë një pakete alternative, e cila të diskutohet nga palët.

Malaj vëren se përgjegjësia kryesore për dështimin e vendit tonë është e mazhorancës, megjithëse mbetet i domosdoshëm nisja e dialogut politik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›