E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurban Bajrami festa nuk shmang mesazhet politike

Presidenti Topi dhe kreret e mazhorances zgjedhin Tiranen per urimet. Edi Rama feston ne Kavaje

Drejtuesit me te larte te politikes dhe kreret e institucioneve ashtu si cdo vit kane preferuar ti japin urimet e tyre per festen e Kurban Bajramit pas vizitave qe kane zhvilluar ne selite e shenjta. Ndonese jane perpjekur qe ne kete dite te shenuar te qendrojne larg politikes nje pjese e tyre nuk kane rezistuar pa dhene dhe mesazhe te nenkuptuara politike ne urimet e tyre ose kane perdorur simbolet e festes per te shenjestruar kundershtarin. Presidenti Bamir Topi Kryeministri Sali Berisha Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha kane preferuar qe me rastin e Kurban Bajramit te vizitojne seline e Komunitetit Mysliman duke zhvilluar takime me kreun e Komunitetit Mysliman te Shqiperise Selim Muca. Gjate  takimit kryebashkiaku Lulzim Basha ka deklaruar se se shpejti do te merrte jete plani per ndertimin e Namazgjase xhamise se re per besimtaret myslimane te Shqiperise. Ndersa kreu i opozites Edi Rama ka preferuar qe festen e Kurban Bajramit tua uroje shqiptareve nga Kavaja qytet  i njohur per bashkesine e forte myslimane dhe po keshtu per faktin se per here te pare ne historine e tij ne pluralizem zgjodhi si kryebashkiak nje kandidature te PS-se.

Presidenti

Kreu i shtetit Bamir Topi i beri thirrje shqiptareve te perdornin harmonine qe kishin mes tyre per te ndertuar vepra dhe nje te ardhme me te mire. Gezuar per te gjithe popullin. Jemi per kete dite te bukur se kete dite Zoti e ka bere vere. E ka bere per shqiptaret per te demonstruar ate qe simbolizon kjo dite eshte dita e sakrifices per paqen. Ky eshte mesazhi im per te gjitha besimet te kene harmoni dhe dialog dhe te ndertojne vetem vepra te miraishte mesazhi i Topit per festen e Kurban Bajramit.

Mazhoranca

Drejtuesit kryesore te mazhorances ne vend zgjodhen seline e Komunitetit Mysliman per te uruar besimtaret shqiptare. Kreu i qeverise Sali Berisha pas takimit me kreun e Komunitetit Mysliman uroi qe sakrifica e cdo shqiptari kete dite te behet drite ne rrugen e ndertimit te se mires paqes te shpreses te harmonise dhe se ardhmes. Uroj qe kjo dite ti gjeje shqiptaret vitin e ardhshem me te begate me te lire me te sigurt. Ti lutemi bashke Zotit qe Bajrami qe vjen te na gjeje edhe me mire uroi kreu i qeverise duke  preferuar te mos komentoje asnje zhvillim politik kete dite. Por ndryshe ndodhi me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli e cila pasi u  uroi te gjithe shqiptareve myslimane feste te mbare e cilesoi Kongresin e dy diteve me pare te socialisteve si Kurban Kongresi. Ndersa  kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha theksoi se shume shpejt do te mblidhej keshilli per percaktimin e planit dhe komisioni per xhamine e re. Do te nise shume shpejt puna e madhe dhe e mire per ti dhene komunitetit xhamine e munguar prej kohesh u premtoi Basha drejtuesve te komunitetit. Nje urim i vecante dje per kete feste erdhi edhe  kryetari i Partise Drejtesi Unitetit dhe Integrim Shpetim Idrizi.

Opozita

Kryetari i opozites Edi Rama zgjodhi dje Kavajen per tju uruar shqiptareve nje feste te mbare te Kurban Bajramit. Ne mesazhin e tij Rama theksoi se kishte ardhur koha ti jepej fund ndasive ne vend duke marre si model te mire harmonine fetare qe ekziston. Te gjithe mesojme nga toleranca fetare. Ndasia pa arsye eshte jonjerezore. Ti japim fund ndasive ne shoqerine tone. Bashkejetesa fetare vlere qe duhet percjelle theksoi Rama ne mesazhin e tij. Rama ishte i vetmi politikan dje qe udhetoi jashte Tiranes per te dhene urimet per festen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›