Keshilltaret e PS-se Basha te na jape listen e 124 pallateve
Keshilltaret socialiste ne keshillin bashkiak thone se do ti shkojne deri ne fund asaj qe ata e quajne mashtrim te radhes te kryetarit te Bashkise se Tiranes Lulzim Basha me hipotekimin e pallateve. Ne nje leter drejtuar bashkise kerkohet venia ne dispozicion e listes me 124 objekte per te cilet kryetari Lulzim Basha tha se i kishte pajisur me leje shfrytezimi. Ne te njejten kohe kerkohet numri i vendimit te KRRT-se dhe data perkatese e lejeve te ndertimit per keto subjekte kopje te akteve te lejeve te shfrytezimit si dhe numrin e protokollit dales te bashkise per lejet e shfrytezimit dhe numrin e protokollit hyres te dosjeve perkatese ne zyren e regjistrimit te pasurive te paluajtshme per secilin nga subjektet. Gjithashtu kerkohet lista me emrat e subjekteve te cilet sipas tyre zoti Basha ka favorizuar duke u dhene leje shfrytezimi te cilen sipas Bashes nuk e kishin marre deri me tani pasi ishin mbajtur peng nga administrata e meparshme. Per te gjitha keto ne leter i kerkohet zotit Basha qe te jape sqarime para keshilltareve ne mbledhjen e radhes ne keshillin bashkiak. Pas padise se keshilltareve socialiste ne prokurori per shkelje procedurale me fillimin e punimeve ne sheshin Skenderbej ku zbatohet nje projekt i ri duke permbysur ate ekzistues dhe ku nder te tjera llogaritet te shkojne dem rreth 5 milione euro mesohet se ne mbledhjen e radhes te keshillit bashkiak eshte vene ne rend te dites miratimi i nje vendimi qe lejon keto punime ne nje kohe kur ato tashme jane duke perfunduar. Keshilltaret socialiste pergenjeshtrojne deklaraten publike te kryetarit te Bashkise se Tiranes Lulzim Basha se stafi i tij ka dhene leje shfrytezimi per 124 objekte te cilat se shpejti do te marrin dhe hipotekat duke permbushur keshtu premtimin elektoral te zotit Basha.