E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO samit ne Prishtine. Imami Kosova drejt hyrjes ne Aleance

Integrimi Ministrat e Mbrojtjes te rajonit diskutojne per sigurine. Bojkoton Serbia

Ministri i Mbrojtjes i Republikes se Shqiperise Arben Imami prej dy ditesh ndodhet ne qytetin e Pejes Kosove ku po zhvillohet takimi i pare i ministrave te Mbrojtjes se rajonit. Ne kete takim ku marrin pjese ministrat e Mbrojtjes se Shqiperise Kosoves Maqedonise Malit te Zi Kroacise dhe Sllovenise si dhe perfaqesues nga Komanda e SHBA-ve per Europen dhe NATO-n eshte vene re mungesa e ministrit te Mbrojtjes se Serbise i cili ka bojkotuar takimin. Konferenca e cila eshte realizuar me ftese te ministrit te Forces se Sigurise se Kosoves Agim eku eshte e para e ketij lloji qe zhvillohet ne nivel ministrash te Mbrojtjes te vendeve te rajonit. Ne hapje te konferences kreret e shtetit theksuan se Kosova eshte e interesuar qe ne kuader te nismave rajonale te kontribuoje per paqen e stabilitetin ne rajon edhe me angazhimin konkret te FSK-se ne operacione. Gjate fjales se tij ministri shqiptar i Mbrojtjes Arben Imami e cilesoi kete takim nje hap te rendesishem dhe domethenes per aspiraten integruese euro-atlantike te Kosoves. Duke pasur parasysh te gjithe mbeshtetjen qe Aleanca e Atlantikut te Veriut i ka dhene ne vijimesi ketij shteti te ri te Europes duke pasur parasysh mbeshtetjen pa rezerva nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes si dhe mbeshtetjen e vendeve te rajonit te gjithe ne shpresojme qe kjo rruge do te jete sa me e shkurter. Por duhet ta themi qe ky eshte nje hap perpara koha do te na tregoje se deri ne cmase ky hap do te ndihmoje ka ndihmuar apo ka kontribuar per arritjen e ketij qellimi te madh te Kosoves - ka deklaruar ministri Imami.

Ne perfundim te dites se pare te punimeve ministrat e Mbrojtjes kane nenshkruar nje deklarate te perbashket ku thuhet se eshte arritur qellimi per bashkepunimin bilateral rajonal dhe euroatlantik ne fushen e sigurise si dhe ne fushen e pergjigjeve ndaj emergjencave civile.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›