Malaj: Nuk kandidoj për deputet në Kukës

Malaj sqaron se ky qëndrim i tij “nuk bëhet për të ‘qetësuar’ kandidatët e mundshëm për deputetë në Qarkun e Kukësit, por për të nxitur sa më shumë socialistët për të pasur mundësi konkrete promovimi”.
Lidhur me debatet e fundit, pas delegimeve në zona të ndryshme të anëtarëve të kryesisë, Arben Malaj u shpreh: “Nuk mirëkuptoj asnjë që nxiton të tensionojë debatet në PS, duke kërcënuar me masa përjashtuese”.
“Ky është një shërbim i keq, që edhe pse mund të ofrohet në mënyrë ‘vullnetare’, vetëm e dëmton PS-në”, ka shtuar deputeti socialist.
I pyetur nëse do ta braktisë Vlorën, ai ka sqaruar se në sistemin e ri nuk ka një zonë të caktuar elektorale, por një qark elektoral. “Ndjehem thellësisht i vlerësuar dhe njëkohësisht shumë i detyruar që përfaqësoj Qarkun e Vlorës”, theksoi Malaj.
/Start/E.B/
2012-02-09 14:55