Shtatzëna nga Dibra sillet me helikopter në Tiranë

Meleqe Demiri rrezikoi të dështojë për të tretën herë fëmijën për shkak të komplikacioneve të shfaqura dhe mjekja e fshatit nuk kishte mundësi ta kuronte në fshatin e izoluar. Ishte vetë mjekja që kërkoi ndihmën mjekësore për t’a transportuar me helikopter.
Mamia, Lirie Kaca, sqaroi gjendjen shëndetësore të gruas shtatzënë në muajin e shtatë, duke u shprehur se, “i ka dhënë ndihmën e parë dhe më pas ka kërkuar ndihmën për transportimin e gruas shtatzënë”.
Shtatzëna ndodhet aktualisht në martenitetin “Koco Gliozheni”. Gjendja e saj dhe e fëmijës paraqitet e mirë./Start/
2012-02-09 14:01