E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Po rrugës Durrës-Kukës, jo abuzimeve

Partia Socialiste konfirmoi dje qëndrimin e saj pro ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës, por jo abuzimet me fondet, që sipas saj, po bëhen në këtë rrugë. 

Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së, Taulant Balla tha dje në një konferencë për shtyp se "Është rasti unikal në botë që një Kryeministër dhe një Qeveri, mundohet të shesë për sukses një ndër vjedhjet më të mëdha të fondeve publike. As më shumë dhe as më pak, por afro 350 milionë euro. Ne si Parti Socialiste kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë mbështetës të këtij aksi rrugor, që lidh portin më të rëndësishëm shqiptar me Kosovën, por nuk mund të pranojmë, që mashtrimet me projektet dhe kostot e pavërteta, të mbulohen me deklarata në emër të patriotizmit". Sipas tij, "i kërkojmë Prokurorisë të jetë mjaft e vëmendshme, se këto para të përvetësuara kriminalisht, mund të keqpërdoren nga ky klan familjar për qëllime politike dhe elektorale".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›