E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: PS nuk ka nevojë për një lider absolut

“Paraqes vizionin per modelin e ri të PS, për ta shndërruar në forcën që të marrë pushtetin. Të krijojmë një shpresë të re që presin shqiptarët”, ka deklaruar Malaj. Ai ka premtuar reformimin e partisë, duke analizuar të gjitha gabimet e së shkuarës.

Malaj ka theksuar se kjo parti nuk duhet të qeveriset vetëm nga një lider absolut. “PS-së nuk i nevojitet një lider me pushtet absolut. Te preferuarit individuale nuk mund te bejne karriere te pershpejtuar ne kurriz te socialisteve te tjere qe kane dhene nje kontribut te pamohueshem”, ka shtuar Malaj.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›