E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: PS nuk vjen rreziku nga debatet Qamil Xhani



Aktiviteti politik i Partise Socialiste duhet te zhvillohet ne institucione dhe Parlamenti eshte vendi kryesor per aksionin e opozites. Kjo eshte deklarata qe ka bere dje deputeti i Partise Socialiste, Arben Malaj, gjate nje takimi te zhvilluar ne qytetin e Shkodres me studente dhe te rinj, ku ka prezantuar platformen per “Modernizmin e partive politike”. Ne bashkebisedimin e tij me te pranishmit, Malaj ka theksuar se nje force politike, duke perfshire edhe Partine Socialiste duhet te kete nje funksionim sa me demokratik. Ai eshte shprehur se rreziku i nje force nuk vjen nga debatet, por nga mbyllja e saj. “Partia duhet te funksionoje ne menyre sa me demokratike dhe duhet t’i binde shqiptaret se do te qeverise ndryshe. Duke mirekuptuar cdo anetar partie qe eshte kaq sensibel per debatet, nuk ka ndonje rrezik te madh qe nje force politike ka debate. Rrezik ka kur nje force mbyllet ne vetvete”, u shpreh dje Malaj. Ne fjalen e tij, deputeti i PS-se eshte ndalur dhe ne funksionimin e brendshem te partive politike. Malaj ka theksuar se listat e mbyllura te kandidateve per deputete kane fuqizuar rolin e lidereve, por nga ana tjeter “po sjellin perfaqesime siperfaqesore” ne Kuvend. Pjese e diskutimit te Malajt ka qene dhe ideja e ndryshimeve statusore qe pritet te behet ne Kongresin e PS-se. Ai ka theksuar se eshte e nevojshme qe te gjitha organizatat qe kane ndikim ne elektoral te ristrukturohen. Konkretisht Malaj ka theksuar se eshte i nevojshem riorganizimi i Forumit Rinor dhe Forumit te Gruas. Sipas tij zgjedhja e strukturave drejtuese per keto forume “eshte nje parakusht per t’i kthyer vemendjen dhe rendesine e merituar rinise socialiste”. Ai ka shtuar se zgjedhjet per keto dy forume duhet te mbahen para kongresit te 5 nentorit. Malaj ka folur dhe per pjesemarrjen e tij ne grupin e punes per ndryshimet statusore dhe per pjesemarrjen e tij ne nje tur te vecante ne gjithe vendin, ku kerkon reformimin e PS. “Jam ketu me ju per te marre nga mendimet me te vyera te rinise shkodrane e per t’i percjelle ato ne menyre te zeshme ne mbledhjet e partise, ku do te marrin forme edhe ndryshimet statusore. Opinioni publik duhet te ndjehet pjese integrale e politike-berjes duke shfaqur ne kete menyre nje interes te shtuar ndaj aktivitetit dhe forcave politike ne vend. Partite politike duhet te modernizohen si parakusht per te modernizuar te ardhmen tone”, tha Malaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›