E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Islami ka kohe qe ka ikur nga PS

Pas deklarates se bere nga deputeti Kastriot Islami, dje gjate pjesemarrjes ne Kuvend, ka ardhur dhe reagimi i kreut te selise roze ne lidhje me largimin e tij. Kreu i PS-se, Edi Rama u shpreh se nuk kishte kuptim ta pyesje nese do te perjashtonte apo jo deputetin Islami nga partia. Sipas tij, ajo qe mbetet per te vendosur eshte nese Partia Socialiste duhet te pranoje serish Islamin. “Pyetja, a do ta perjashtojme neve nga Partia Socialiste Kastriot Islamin, nuk ben sens. Pyetja do te ishte qe a do t’a ripranoni ne parti Kastriot Islamin? Sepse, praktikisht Kastriot Islami ka kohe qe ka ikur me deshiren e tij dhe eshte vendosur ne nje pozicion qe eshte jashte kampit opozitar. Nderkohe qe, persa i perket aspektit formal, Partia Socialiste ka forumet te cilat bejne vendimmarrjen e tyre, ne kohen e duhur, kur te gjithe se bashku e shohim te arsyeshme”, tha dje kryetari i Partise Socialiste gjate nje interviste dhene ne “TCH”, i pyetur ne lidhje me qendrimin qe do te mbante ndaj deputetit Islami. Nga ana tjeter, kryetari i Partise Socialiste ka deklaruar se nuk do te pranonte rezultatin e zgjedhjeve ne Tirane. Ai u shpreh se “gjeja e vjedhur nuk mund te dorezohet me procesverbal”. Kreu i selise roze ka deklaruar se ne Tirane zgjedhjet ishin te parregullta, ndersa ne zonat ku Partia Socialiste ka fituar “zgjedhjet kishin me pak probleme”. Duke folur per debatin dhe betejen ligjore ne Tirane, Rama u shpreh se pavaresisht vendimit te Kolegjit Zgjedhor, rezultati i Tiranes, “neve as nuk na shkon ndermend ta pranojme”. Duke folur per zhvillimet e ardhshme politike, Rama ka hedhur poshte mundesine e pranimit te kandidatures se Fatos Nanos per president.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›