Parlamenti i ri, Kuvendi 72 vota per ligjin
Rozeta Rapushi
Miratohet ne Kuvend ligji qe percakton qarte rrugen qe do te ndiqet deri ne ndertimin e godines se re te Parlamentit, tek vendi i njohur si ish-Piramida. Me 72 vota pro dhe asnje kunder, ne mungese te opozites, Kuvendi miratoi dje projektligjin per ndertimin e Kuvendit brenda dates se festimit te 100-vjetorit te pavaresise se Shqiperise. Por ndonese ne mungese te socialisteve, qe e kundershtojne kete projekt, deputetet e mazhorances nuk ngurruan te leshojne akuza te shumta ndaj tyre. Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, duke mbrojtur projektligjin, e cilesoi kreun socialist, Edi Rama, si haramin e Tiranes. “Harami i Tiranes genjen edhe enveristet, kur u thote se shqetesohet per mauzoleumin e Enverit. Te cilin, ne fakt, e dha me qira duke e shnderruar ne nje grumbull kioskash dhe qebaptoresh, sociale, politike apo edhe mediatike. Genjen edhe kioskaxhinjte ne fjale, ku u thote se shqetesohet per ta”, akuzoi Strazimiri. Sipas tij, eshte e vertete qe projektit nuk ka koston financiare, por ama kjo kosto nuk do e kaloje kurre koston e korrupsionit vjetor te qeverise socialiste para vitit 2005. “Pyetja 1 milione dollareshe eshte sa do te jete kostoja. Nga kjo pikepamje, ky ne fakt eshte nje ligj pa kosto. Dhe eshte nder te paktet ne morine e atyre ligjeve qe ne miratojme cdo dite ne komisione, sa here mblidhemi ne seance plenare. Ne fakt nje gje eshte e sigurt, qe kostoja do te jete dhjetra-fish me e vogel se 1.5 miliarde dollare qe ata vidhnin cdo vit nga arka e shtetit”, akuzoi Strazimiri opoziten. Nderkohe qe Enkelejd Alibeaj, permendi ekzistencen e nje vendimi te hershem te Kuvendit te vitit 2005, per te thene se ndertimi i nje Parlamenti te ri ka marre konsensusin e te dy kaheve te politikes. “Vendimi 66 i Parlamentit i vitit 2010, nuk eshte gje tjeter vecse nje riperseritje e nje vendimi te marre nga ky Parlament ne vitin 2005, kur ne krye te kesaj salle ishte qendronte nje nga profesoret e te majtes, Servet Pellumbi. I miratuar me 138 vota, pra nga te gjithe anetaret e Kuvendit te asaj kohe. Parlamenti do te ndertohet nepermjet procedurave te prokurimit publik. Do te ndertohet ne Tirane miq e shoke, ne ate vend i cili per fatkeqesine e te gjitheve ne sot mund te quhet fare mire nje vend i mallkuar. Nuk mund te mbajme ne kembe nje vend, i cili mban brenda fantazmen e diktatorit”, theksoi Alibeaj. Ndersa Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se gjate gjithe ketyre diteve, antiparlamentaret e opozites nuk kane reshtur se sulmuari projektin e ndertimit te kompleksit te ri parlamentar, me shpifje, thashetheme, pa fakte, pa te verteta. “Keto dite antiparlamentaret e opozites kane mesyre edhe Kryetaren e Parlamentit. Nuk u jam pergjigjur, nuk do t’u pergjigjem as sot, sepse une mendoj qe, sa here ka shpifje, shqiptaret shohin faqen e zeze te antiparlamentareve”, theksoi ajo. Projekti u mbrojt edhe nga relatori Viktor Gumi, i cili tha se projektligji percakton bazen ligjore te ndertimit te kompleksit te ri parlamentar si dhe eshte nje procedure ne vijim te konkursit te organizuar nderkombetar, mbi bazen e te cilit u perzgjodh nga nje juri nderkombetare prestigjioze ideja e projektit te kompleksit te ri, si nje projekt madhor me rastin e 100-vjetorit te shpalljes se pavaresise se shtetit shqiptar.
Si do te ndertohet Parlamenti i ri tek godina e ish-Piramides
Neni 1
Objekti
Ky ligj ka per objekt percaktimin e rregullave dhe procedurave, te drejtat, detyrimet dhe afatet ne dispozicion te institucioneve respektive per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar.
Neni 2
Shpallja e fituesit dhe projekti i zbatimit
1. Shpallja e fituesit te konkursit nderkombetar behet me vendim te Komisionit Shteteror te ngritur me vendimin e Kuvendit nr. 66, date 21.10.2010, mbi bazen e kritereve te percaktuara ne Rregulloren e Konkursit Nderkombetar.
2. Termat e kontrates se projektit te zbatimit te projektit fitues, koha e dorezimit dhe vlera e projektit te zbatimit percaktohen me vendim te Komisionit Shteteror.
Neni 3
Autoriteti dhe procedurat per lejen e sheshit dhe lejen e ndertimit
1. Per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar autoriteti shteteror kompetent per dhenien e lejes se sheshit dhe lejes se ndertimit eshte Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise (KRRTRSH).
2. Kerkesa per lejen e sheshit dhe lejen e ndertimit paraqitet ne nje procedim te vetem administrativ dhe nuk i nenshtrohet asnje pagese.
4. Dokumentacioni i miratimit te sheshit dhe lejes se ndertimit firmosen nga ministri qe mbulon veprimtarine e ndertimeve.
Neni 4
Procedura e prokurimit
Kuvendi i Shqiperise, ne cilesine e autoritetit kontraktor per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar, perdor rregullat dhe afatet e parashikuara ne Ligjin nr. 9643, date 20.11.2006 “Per Prokurimin publik”, te ndryshuar.
Neni 5
Kantieri i punimeve
1. Ngritja e kantierit te punimeve behet ne sheshin e liruar te ndertimit, ne perputhje me kushtet dhe kriteret teknike ne fuqi.
2. Ngarkohet Keshilli i Ministrave te nxjerre akte nenligjore per zbatimin e ketij neni.
Neni 6
Mbikeqyrja e punimeve
Vlera e pergjithshme e mbikeqyrjes se ndertimit te kompleksit te ri parlamentar percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave.
Neni 7
Kontrolli i mjediseve te ndertimit
Ushtrimi i kontrollit ne mjediset ku kryhet ndertimi behet nga Inspektorati Ndertimor Urbanistik Kombetar, ne perputhje me praktikat qe parashikon legjislacioni perkates.
Neni 8
Oponenca e projektit dhe kolaudimi i punimeve
Ngarkohet Keshilli i Ministrave:
a) Te percaktoje institucionin per kryerjen e oponences teknike;
b) Te percaktoje proceduren e kolaudimit te punimeve te kompleksit te parlamentar.