Varrezat e makinave duhen ne vende te reja te pajisura me leje mjedisore
Ambientet e reja, ku do të zhvendosen varrezat e makinave duhet të jenë të pajisura me leje mjedisore.
Kështu bëri të ditur, zëvendës-ministri i Mjedisit, Taulant Bino, gjatë diskutimit në komisionin e Veprimtarisë Prodhuesve të aktit normative për heqjen e varrezave të makinave 1 km larg rrugëve kryesore.
Deputetët e opozitës, e vlerësuan këtë akt normativ të nxituar, duke u shprehur se situata e mbetjeve të makinave nuk mund të zgjidhet me akt normative.
Sipas tyre, do të jetë shumë e vështirë që pronarët e vendgrumbullimeve të makinave, t’i largojnë ato brenda afatit 1 mujor.
Akti normative, i cili është botuar në fletoren zyrtare që në javën e parë të këtij muaji ka hyrë menjëherë në fuqi, ndërsa janë paralajmëruar zotëruesit e plot 290 vendgrumbullimeve për largimin e mbetjeve të automjeteve 1 km larg akseve kryesore.
Sipas vendimit të qeverisë dhe udhëzimeve të ministrisë së Financave, në rast se nuk zbatohen afatet dhe distancat ligjore, atëherë mjetet motorike të dala jashtë përdorimit do të konfiskohet.
Për aplikimin e këtij akti, janë të përfshira ministria e Mjedisit, ministria e Transportit, ministria e Financave si dhe ministria e Mbrojtjes, e cila do të bëjë të mundur përmes Forcave të Armatosura largimin e makinave që nuk përdoren më.