"Mbeshtes Ramen, Islami, kryekriminel i PS"
Shpetim Gjika, kryebashkiak i Vlores dhe njeheresh sekretar per Qarkun e qytetit bregdetar eshte shprehur se mbeshtet Ramen per kryetar, nderkohe qe Islamin e akuzon si kryekriminel te zgjedhjeve. "Une personalisht edhe voten time ne Kongres e kam per Ramen, ndersa si sekretar Politik i Qarkut do te bej te pamunduren, qe te gjithe kandidatet te kene infrastrukturen e duhur zgjedhore, transparente dhe te barabarte", ka deklaruar dje Gjika. Ndersa vijoi se "Ne zgjedhjet e 28 qershorit Rama eshte humbes, aq sa PD eshte fituese, u shpreh Gjika. Mund te saktesoj se PD nuk eshte fituese absolute e ketyre zgjedhjeve, sikunder dhe Rama nuk eshte humbes absolut. Pergjegjesia per rezultatin e 28 qershorit eshte kolektive, perfshi ketu edhe mua, edhe pse qarku i Vlores ka shenuar rezultatin nga me te miret ne shkalle vendi ne keto zgjedhje, per sa i perket PS-se". Gjika ka kembengulur se mbeshtet Ramen, pasi mendoj se PS nuk eshte ende gati te percaktoje nje lidership te ri. Duhet ruajtur bashkepunimi, angazhimi i gjithe faktoreve. Ai gjykon se Rama, beri shume mire qe s'dha doreheqjen pas 28 qershorit, por priti deri sa institucionet kushtetuese si KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, dhane verdiktin perfundimtar per zgjedhjet. Ndersa e ka cilesuar si shume te nxituar qendrimin e disa prej drejtuesve te PS-se dhe vleresoj qendrimin e Asamblese - perfundoi ai. "Kongresi duhet te jete normal, pasi momentalisht ne PS ka sfida me te medha se ajo per nje karrige te kreut te saj. Ne duhet te jemi te gjithe te bashkuar, pasi zgjedhjet e 2011 dhe ato te 2013 duhet te na gjejne bashke dhe ti fitojme. Vetem bashkimi dhe qendrimi i njejte do na bejne fitues ne garat e ardhshme politike", tha Gjika. I pyetur mbi deklaratat e Kastriot Islamit se Vlora ka qene nje nga qarqet qe ka shitur votat e PS-se, duke humbur deputet te kesaj force politike, Gjika u shpreh mjaft ashper duke e cilesuar ate, te paafte. "Islami eshte kryekrimineli i PS-se, ai ka fyer rende socialistet vlonjate dhe elektoratin vlonjate. Edhe pse i tille ai ka pasur paturpesine te mbushe gazetat me lloj-lloj formulash , te cilat treguan moral te ulet politik, por vune ne dyshim edhe diplomen e tij profesionale", perfundoi Gjika. O.Hila