Pas 65 vjetesh, PS kongres i mbyllur

Ka perfunduar mbledhja e kryesise se Partise Socialiste, e cila ka zgjatur per 5 ore rresht dhe eshte shoqeruar me debate te shumta mes anetareve te kryesise. Ne nje prononcim per mediat pas perfundimit te mbledhjes se kryesise se PS deputeti Ben Blushi ka deklaruar se nuk do te jete kandidature e mundshme per lidershipin e PS-se, por do te jete nje votues i thjeshte Gjithashtu ai shtoi se nuk do te votoje per kandidaturen e Rames si lidership te ardhshem te PS. Per te nuk eshte gare por votebesim i kryetarit, pasi eshte nje mandat dy vjecar. Nderkohe Blushi ka hedhur kritika te ashpra ndaj kreut te PS-se Rama duke theksuar se Rama nuk po pranon humbjen. Nder te tjera Blushi tha se PS-ja do te shkoje ne nje kongres me dyer te mbyllura, cka sipas tij kjo cilesohet si hap prapa e kryesise se PS-se, duke bere qe pas 65 vjetesh te kete nje kongres me dyer te mbyllura. "Kryesia nuk iu pergjigj thirrjes tone, kongresi nuk do jete i hapur do te jete nje kongres me dyer te mbyllura. Keshtu kryesia ndermori hapa prapa", tha Blushi.
Cfare vendosi Kryesia e PS?
Fatkeqesisht Kryesia nuk iu pergjigj thirrjes qe ne i beme per nje proces transparent, per nje Kongres te hapur, qe me sa duket do te jete i mbyllur, ky eshte vendimi i pashkruar qe mori Kryesia e PS, duke perseritur Asamblene e para disa koheve, ku anetareve te Asamblese, Kongresit, u hiqet e drejta per te folur perpara publikut, per te faktuar qofte edhe per ate per te cilen pretendohet se ka pasur vjedhje ne zona te caktuara. Ne i kerkuam Kryesise qe delegatet te lihen te shprehen te lire edhe per te faktuar kete gje, per te paraqitur opsione te ndryshme per sa i takon zgjedhjeve. Qe do te thote qe do te shkojme ne Kongres me dyer te mbyllura, ku publiku nuk do te kete mundesi te shohe se si funksion PS dhe se si ne PS ka njerez qe mendojne ndryshe. Sigurisht kishim dhe kerkesa te tjera per sa i takon menyres se organizimit te procesit zgjedhor ne parti, i cili qe sot ka disa elemente te cilet duhen marre ne konsiderate dhe jane shqetesuar. Po shkojme ne nje Kongres me dyer te mbyllura qe nuk premton ndonje gje te madhe per te ardhmen e PS.
Ka pasur debate me tone te larta. Cfare ndodhi gjate mbledhjes?
Natyrisht qe kjo mbledhje s'mund te ishte shume e lumtur. Ne vijme nga nje humbje elektorale dhe ky tension nuk mund te mos ndihet ne mbledhjet dhe debatet tona. Ceshtja per te cilen ndahemi eshte se cfare ka ndodhur ne zgjedhjet e 28 qershorit, kemi humbur per arsyet tona apo thjesht ka pasur manipulime elektorale, besoj qe te dyja duhen marre ne konsiderate. Ka nje pale qe mendon se gjithcka ka funksionuar shume mire, lideri, koalicionet. Ka njerez qe mendojne se, ku hy une dhe zoti Malaj, qe mendojme se PS duhet te hyje ne nje proces vetekorrigjimi. C'eshte me e renda eshte fakti qe ne kemi propozuar disa ndryshime ne statut dhe keto u rrezuan nga Kryesia. Kryesia vendosi praktikisht qe Kongresi s'duhet t'i marre ne konsiderate ndryshimet ne Statut, kjo konsiderohej nje gje e parakohshme. Ne iu kthyem vitit 2005 ne fakt, qe eshte pergjithesisht bindes, ne 2005 kishim kete emergjence. Kongresi i PS u thirr per te zgjedhur kryetarin e vet dhe mori ne konsiderate disa nevoja per ndryshime statutore. Ketij Kongresi kjo gje do t'i mohet. Ne kishim vendosur qe t'i propozonim Kongresit disa ndryshime qe e bejne partine me demokratike, me transparente, i japin me shume fuqi forumeve dhe bazes, e decentralizojne realisht. Kjo gje do t'i mohet. Ne i kerkuam qe Kongresit t'i lihet autonomi per te vendosur me vote nese i do apo jo keto ndryshime statutore. Kongresi me sa duket do te zhvishet nga mundesia per te vendosur me vote te lire, nese do apo nuk do qe statuti i PS te ndryshoje me kete rast. Sigurisht qe ndodhi nje teknologji e vjeter e Partise se Punes, qe kur nuk do te zgjidhesh nje problem, ngri nje komision. Edhe ketu u hodh ideja qe duhet te ngrihet nje komision, i cili mund te marre ne konsiderate keto ndryshime apo ndryshime te tjera. Besoj qe PS pergjithesisht po vonohet, kjo per arsye personale te Edi Rames, i cili do te krijoje nje alibi qe i ka fituar zgjedhjet, qe ne fakt kjo nuk ka ndodhur, ne jemi ne opozite. Alibite personale po marrin peng PS-ne, shpresoj qe kjo alibi te mos kthehet ne nje psikoze alibie, apo me gjere se kaq.
Do kandidoni per kreun e PS?
Ne fakt une kisha vendosur qe ta thoja ne Kongres raportin tim me garen e pritshme ne PS edhe per shkak te ketij debati qe pati ne Kryesi, per shkak se Kryesia ishte pergjithesisht refuzuese dhe nuk garanton nje PS e cila reflekton me pergjegjesi, per shkak se dua te zhgenjej te gjithe ata qe me kane paragjykuar, apo per te gjithe ata qe mendojne se une flas per karriere, apo se flas se dua te kandidoj per kryetar te PS, per shkak se me sa duket ndryshimet qe propozova apo qe propozuam ne statut, te cilat synonin nje arkitekture tjeter ne PS, te cilat po refuzohen dhe me sa duket po refuzohen ne menyre kokeforte. Per shkak se ky kontekst eshte ai qe po duket, i zymte pergjithesisht. Per shkak se PS me sa duket po imponon me shumice kartonesh nje mendim qe nuk e mbaj per zgjedhjet e 28 qershorit. Per shkak se PS me imponim nga lart nuk poo gjen kuraje dhe aftesi per tu korrigjuar dhe per tu futur ne nje faze te re te nje opozite, e cila e shikon Shqiperine me realizem. Sigurisht per shkak me sa duket nuk do te kemi nje gare, por do te kemi nje votebesim te kryetarit ne detyre te PS dhe per nje arsye tjeter, qe ia vlen te jete e fundit, per shkak se konkurrohet ne fakt per nje mandat te nderprere dy vjecar dhe per cdo kandidat, perjashto Edi Rames, eshte e pamundur qe te kete nje filozofi drejtimi per nje mandat dy vjecar. Konkurrohet vetem per mandatin e nderprere, per tepricen e ketij mandati. Une ne keto zgjedhje kam vendosur te mos jem kandidat. Do te jem nje votues i thjeshte si 60 mije anetare te PS.
Do te mbeshtesni zotin Malaj?
Eshte shpejt per te folur. Pa dyshim, une nuk mund te votoj per ate qe ka humbur keto zgjedhje.
Pavaresisht kesaj ndryshon sjellja juaj ne Kuvend nga shtatori?
Absolutisht jo. Une dhe te gjithe koleget e mi nuk duam te jemi ne poziten e atyre qe kryqezohen. Ky Kongres nuk mblidhet per te gjetur armiq brenda PS. Per fat te keq, Kongresi po devijon pak, po devijon se po shigjetohen njerez qe mendojne ndryshe brenda PS. Ne fakt Kongresi duhet te mblidhet per arsye te tjera. Kongresi duhet te mblidhet per te zgjidhur e para te verteten e ketyre zgjedhjeve, cilat jane arsyet qe jemi ne opozite dhe e dyta lidhet per te hapur nje rruge te re te PS. Keshtu qe, sigurisht qe une hyj tek ata qe kam vendosur te mbetem ne PS per cdo kusht dhe per cdo arsye. Nuk kam ndermend te thyej asnje vendim qe merr shumica, pavaresisht se ne disa raste nuk jam dakord, sic po ndodh sot.