E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parate e privatizimeve, per investime

Shqiperia nuk u prek ne asnje moment nga kriza financiare dhe ekonomike boterore. Kjo ishte deklarata qe beri kryeministri Berisha, ne mbledhjen e Komitetit te Planifikimit Strategjik, gjate te ciles u miratua kuadri i treguesve makroekonomik e fiskal te rishikuar per periudhen 2010-2012, si dhe nje rishqyrtim i buxhetit te ketij viti. "Shqiperia pati fatin e madh qe per shkak te parimeve te drejta politike qe ka ndjekur, te mund te vazhdoje kursin e saj te zhvillimit pa e ndryshuar per shkak te krizes", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Sipas Berishes, kjo lidhet me faktin se Shqiperia eshte i vetmi vend ne Evrope dhe bote, qe beri rritjen me te madhe te rrogave ne kete vit krize. Ne kete kuader kryeministri i cilesoi si "don kishotizma" pretendimet e opozites per krizen ne vend. Por sipas Berishes, kriza ndikoi ne disa aspekte te jetes ekonomike ne vend dhe u ndje ne rritjen e deficitit buxhetor. "Keto bene qe me planin, doganat te lene nje boshllek prej 65 milione dollare, jo duke u krahasuar me vitin e kaluar, sepse krahasuar me vitin e kaluar te ardhurat ne Shqiperi jane 7 per qind me te larta, nderkohe qe tatimet jane ne realizim mbi 100 per qind", deklaroi kryeministri Berisha. Por sipas Berishes, qeveria synon qe vitin e ardhshem te ul deficitin buxhetor dhe borxhin, dhe deri ne vitin 2012 ne te kemi nje deficit buxhetor rreth 3 per qind. Kryeministri i garantoi qytetaret se ruajtja e parametrave makroekonmike, e stabilitetit makroekonomik, eshte qellimi me paresor i kesaj qeverie. Nderkohe qe ne kulmin e debatit te nxehte me opoziten per gjendjen e financave publike, kryeministri Berisha ka urdheruar rillogaritjen e treguesve makroekonomik te vendit, cka pritet te ndryshoje direkt dy treguesit me te nxehte te buxhetit, ate te borxhit publik dhe deficitit buxhetor, duke sjelle formalisht uljen e tyre. "Rritja ekonomike e 2008-es ishte me e madhe nga sa ishte parashikuar, 8%. Nje llogaritje e parametrave eshte e domosdoshme", u shpreh Berisha. Por ne mbledhjen e Komitetit te Planifikimit te Strategjive, kryeministri njoftoi dhe nje tjeter mase, e cila synon te mbaje nen kontroll financat publike. Per here te pare, te ardhurat e grumbulluara nga privatizimet gjate dy viteve te fundit, do te trupezohen ne buxhetin e ketij viti, por me nje ndryshim. "Ata te cilet u shprehen se nuk po trupezohen ne buxhet fondet e privatizimeve, u gabuan. Kjo qeveri nuk mund te shpenzoje dhe nuk do te shpenzoje kurre, qofte edhe nje qindarke te vetme, jashte ligjit te buxhetit. Ato trupezohen te gjitha ne buxhet. Ndryshon raporti i perdorimit te tyre per investime, me perdorimin e tyre per shlyerjen e borxhit", deklaroi Berisha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›