E Diel, 1 Nëntor 2026

Njerezit e drejtuesve te PS sherr ne takimin e Malaj ne Kombinat

Tirane 21 tetor NOA - Takimi i deputeti Arban Malaj ne Kombinat eshte tentuar te prishet ne menyre te dhunshme. Aktiviteti i planifikuar ne oren 1800 te dites se sotme ne nje prej lokaleve te Kombinatit ne Tirane ka vazhduar normalisht deri ne momentin kur disa persona kane nderhyre gjate bashkebisedimit duke provokuar te pranishmit. Burime nga stafi i deputetit Arben Malaj thane per Agjencine NOA se personat qe kishin si mision prishjen e aktivitetit politik jane te komanduar nga drejtuesit e PS dhe deputetet e Tiranes. Nderkohe qe mes tyre ka dhe njerez qe jane te punesuar ne administraten e njesise bashkiake e cila u fitua ne daten 8 maj nga kandidati socialist.
Pavaresisht ilaritetit te krijuar ne disa moment ne salle jane arritur te shmangen tensionet mes te pranishmeve.
Nderkohe qe nje ngjarje e tille shihet si reagimi drejtuesve te PS-se ndaj turit qe ka ndermarre Malaj ne gjithe vendin per Modernizimin e partive politike ne Shqiperi. Ne takimin e zhvilluar ne Kombinat ka qene i pranishem dhe deputeti Andis Harasani.
a.k/NOA

Ne foto Deputeti Arben Malaj gjate takimit ne Kombinat

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›