E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi Konsulli Ikonomus nuk do te kthehet me

Korce 21 tetor 2011 NOA- Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet Klubi i Patrioteve te Rinj dhe shoqata Cameria zhvilluan nje tubim masiv ne qytetin e Korces duke mbyllur turin Ji krenar qe je shqiptar.
Gjate takimit te zhvilluar ne teatrin Andon Zako Cajupi kryetari i PDIU-se Shpetim Idrizi deklaroi se ikja e paparalajmeruar e konsullit nuk kishte hequr mentalitetin grek qe kishte sjelle kete konsull ne Shqiperi.
Duke ardhur per ne Korce mesova se konsulli ishte larguar kete here perfundimisht. Duke qene se ka deklaruar largimin edhe here te tjera pas presionit te shoqerise shqiptare dhe tuajen si korcare patriote dua te siguroj se ai nuk do te kthehet serish dhe se ne do te behemi garante per kete. Por mentaliteti qe ka sjelle konsullin grek ketu mentaliteti i megaloidhese ende nuk ka ikur. Amendamentet tona e kane frenuar ate ia kane hequr mundesine qe te abuzohej me censusin. Tashme asnje qe eshte shqiptar nuk mund te deklarohet ndryshe u shpreh Idrizi.
Pas tubimit ne nje marshim pa fjalime pjesemarresit ne aktivitet zhvilluan nje proteste perpara konsullates greke. Me parullat jam krenar qe jam shqiptar shqiptari mysliman qofte ortodhosoks qofte katolik qofte eshte gjithmone shqiptar etj ku kerkuan qe te mos perseriteshin me veprimet antishqiptare nga kjo konsullate dhe konsulli te mos tentoje te rikthehet.
Ikonomus terhoqi vemendjen e politikes dhe te opinioni publik shqiptar pas deklaratave te tij nacionaliste pas te cilave Athina zyrtare e terhoqi nga detyra per 2 jave dhe e riktheu serish ne postin e konsullit.
a.y/NOA

Ne foto Kryetari i PDIU-se Shpetim Idrizi ne Korce

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›