E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatmir Limaj edhe 60 ditë në arrest shtëpiak

Fatmir Limaj duke hyrë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë

PRISHTINE- Fatmir Limaj do të qëndrojë edhe 60 ditë në arrest shtëpiak.

Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja kosovare Express nëpërmjet avokatit të Limajt, Tahir Rrecaj.

Rrecaj është shprehur për Express se nuk ka bazë ligjore për vazhdimin e masës së arrestit dhe për këtë ka ushtruar ankesë në Gjykatën Supreme”, vendimi e së cilës eshte duke e pritur.

Ndaj deputetit Limaj dhe nëntë personave tjerë, EULEX-i ka ngritur një aktakuzë që i ngarkon ata për krime lufte kundër popullatës civile dhe robërve të luftës, në fshatin Kleçkë. Seanca gjyqësore për rastin Kleçka pritet të fillojë më 11 nëntor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›