Zhduket 38 vjeçari nga Vlora, familjarët denoncojnë
VLORË- Një 38 vjeçar nga Vlora ka humbur në mënyrë të çuditshme. Është nisur për në Elbasan, të paktën kështu iu a thënë familjarëve dhe nuk është kthyer më. Telefonin e ka të fikur. Pas tre ditësh pritjeje, vëllezërit i janë drejtuar policisë. Kjo e fundit ka nisur pyetjen e të njohurve dhe zbardhjen e tabulateve të telefonit.
Genc Habazaj, nga Vlora por që jetonte në Itali, ishte divorcuar nga gruaja me te cilen kishte dy fëmijë që nuk jetojnë me të. Siç thonë vëllezërit ai kishte disa ditë që kishte ardhur për pushime pasi jeton dhe punon në Itali ku ka aktivitet privat në fushën e ndërtimit.
Ditën e premte ai është nisur nga Uji i Ftohtë ku ka shtëpinë në Vlorë dhe iu ka dhënë familjarëve se po shkoj deri në Elbasan. Ku ka qenë kontakti i fundit. Më pas i vëllai rrëfen se i ka telefonuar disa herë, por i ka dalë telefoni i fikur. Ndërkohë që nga e premtja e deri më sot (e hënë) nuk ka dërguar asnjë haber në shtëpi se ku gjendet. Familjarët kanë bërë denoncimin në polici dhe kjo e fundit po heton në të gjitha pistat, por kryesisht atë të rrëmbimit të personit. Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë larguar për në Itali ku jeton pa i lajmëruar të shtëpisë.