Ben Blushi: E pavend kërkesa e Ramës për bojkot të Kuvendit

Tiranë, 31 gusht, NOA Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Ben Blushi, ka pohuar gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kolegun e tij, Arben Malaj, se e sheh të pavend kërkesën e kryesocialistit Rama për bojkotim të Kuvendit të ri.
Sipas tij, arsyet e paraqitura nga Rama për të dalë nga Kuvendi janë vetëm personale dhe kjo nuk do të pengojë asnjë socialist që ta thyejë atë.
Më pas, Blushi ka denoncuar Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, mbajtur dy ditë më parë, duke shtuar publikisht pyetjen se nuk arriti të kuptojë përse u mblodh në të vërtetë ky kongres.
Ai parashikohej të mblidhej për të mbajtur një qëndrim në raport me zgjedhjet e 28 qershorit, gjë që nuk u bë. Dhe u mblodh edhe për të qenë transparent, gjë që as kjo nuk ndodhi. Ai u mblodh vetëm për ti dhënë një mandat shtesë Edi Ramës, deklaroi Blushi lidhur me një fakt të tillë.
Sipas tij, Rama kishte detyrën në këtë kongres që ti thoshte anëtarësisë së tij se kush ishin shkaqet dhe shkaktarët e vërtetë të humbjes së 28 qershorit, si edhe të nxirrte arsyet e mosmbajtjes së premtimit të vitit 2005 për ta sjellë në pushtet Partinë Socialiste.
Nuk na shqetëson fati personal i Edi Ramës, por imazhi i Partisë Socialiste, ka shtuar më tej Blushi, duke parashikuar në këtë mënyrë që grupi i kryesuar prej tij do të vijojë të zhvillojë oponencë brenda Partisë Socialiste.
Rama po e cënon edhe garën brenda PS, kjo është e dhimbshme dhe vetë fakti që Malaj po tërhiqet, e cënon këtë garë, përfundoi fjalën e tij Blushi.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")