Malaj: Pse u tërhoqa nga gara për Kryetar i PS-së
TIRANE - Dy ditë pas Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS-së, ku u shpallën kandidaturat për Kryetar ndër to edhe ajo e Arben Malajt, mesojmë edhe arsyet e tërheqjes së tij nga gara. Në një konferencë për shtyp në hotel Tirana, Malaj, i shoqëruar nga Blushi, tha se "gara po krijonte grindje të përhershme brenda PS-së dhe kandidmi i Ramës cënoi kredibilitetin".
"Gjatë Kongresit të 29 gushtit, shpresova se Rama do të mbante përgjegjësinë e humbjes dhe nuk do të rikandidonte, duke zbatuar një standard që duhet të ndiqet nga të gjitha partitë shqiptare", u shpreh Malaj, duke shtuar se "kjo më bëri të tërhiqem, pasi kisha shpallur platformën time para delegateve të Kongresit".
Ndërsa Blushi komentoi parlajmërimin e kryetarit ne detyre të PS-së, Edi Rama, për bojkotim të parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit. "Në kongres nuk u diskutua për një vendim të tillë dhe për 8 orë nuk u dëgjua kjo fjalë. Edi Rama e tha fjalën bojkot vetëm të nesërmen e Kongresit, gjatë konferencës së tij për shtyp", u shpreh deputeti Ben Blushi, i cili është kundër bojkotit të Parlamentit.