E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Shkarkimet ne FRESSH do te demtojne PS Qamil Xhani



Deputeti i PS-se dhe anetari i Kryesise, Arben Malaj, ka reaguar dje per shkarkimin e kreut te Forumit Rinor Eurosocialist ne Kavaje, Elton Derijaj. Malaj deklaron se modeli i ndjekur nga PS per te larguat te "pabindurit" do te demtoje vete Partine Socialiste. "Perpjekjet per te shkarkuar te 'pabindurit', apo per te krijuar shembuj frike per te tjeret, se bashku me modelin e deformuar te merites dhe karrieres, jane shqetesime serioze te cilat shtremberojne cilesine e investimit jo vetem tek te rinjte", - shprehet Malaj ne adresen e tij ne internet per zhvillimet e fundit ne FRESSH. Deputeti socialist argumenton se qendrime te tilla jane shqetesuese, jo vetem per partine, por edhe per gjithe vendin, nisur nga mesazhi qe ato japin. "Tendencat per t'iu kufizuar lirine e te shprehurit, tendencat per t'iu kufizuar mundesine per t'u zgjedhur dhe per te zgjedhur, mentalitetet ndeshkuese deri perjashtuese sa here qe mendimet apo reagimet e tyre nuk u pelqejne ndonje individi me pushtet partiak apo qeverises jane investimi me i keq jo vetem per te rinjte, por edhe per vendin", - shprehet Malaj. Anetari i kryesise se selise roze thekson se reagimi i tij lidhet me qendrimet e meparshme dhe shmangien e abuzivizmit ne Partine Socialiste. "Ne detyrim te angazhimit publik dhe politike per te mbeshtetur modernizmin e forumeve te PS, i angazhuar ne nxitjen dhe mbeshtetjen e diskutimeve publike qe synojne te parandalojne veprime dhe mentalitete abuzive dhe me pasoja negative ne modernizimin e forumeve rinore, ne modernizimin e partive politike dhe ne sfidat e vendit, po ndaj me ju kete reagim publik", - shprehet deputeti Malaj.

Ai shton se qendrime te tilla jane mentalitet i vjeter dhe nuk duhet te sherbejne si modele per te rinjte. "Shkarkimet, pezullimet apo cdo perqasje tjeter qe deformon rende besimin e te rinjve, jane fenomene te reja, thelbesisht te vjetra si mentalitet dhe shume te demshme per te ardhmen", - shprehet Malaj. Deputeti socialist sjell ne vemendje te opinionit dhe funksionimin e meparshem te Forumit Rinor dhe roli qe ka pasur ai ne te majten shqiptare. "Partia Socialiste ka pasur nje eksperience te mrekullueshme te forumeve rinore, te vetorganizuara, qe kane zgjedhur kurdohere vete drejtuesit e tyre, qe kane promovuar vete koleget e tyre, duke qene gjithnje pjesa me dinamike e zhvillimeve dhe fitoreve te PS", - shprehet Malaj. Ai shton se asgje pervec "vlerave, parimeve, pervojave dhe shembujve konkrete me te mire nuk do te ndihmonte ne vitalizimin e te rinjve te talentuar dhe te perkushtuar per t'i sherbyer sa me mire sfidave qe ka vendi".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›