Malaj: Të ndalen incidentet etnike dhe fetare, klerikët të japin mesazhe
Vlorë- Kandidati i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit, Arben Malaj ka apleuar për ndaljen e incidenteve me bazë etninë dhe fenë.
Në një prononcim të tijin, zoti Malaj tha se është me rëndësi jetike për të ardhmen e Shqipërisë që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, ku impakti negativ i incidenteve duhet të shmanget pasi siç shprehet ai dëmton rëndë imazhin dhe besueshmërinë e procesit.
Dëmtimi i posterave elektorale të PBDNJ-së dhe z. Vangjel Dule, si dhe debati i para disa ditëve nga partitë politike për xhaminë e Tiranës, janë provë e një tendence negative, ku të gjithë duhet të angazhohemi për ta shmangur,-tha Malaj.
Sipas deputetit Malaj është e nevojshme që krerët e besimeve fetare, në mënyrë unike dhe të përbashkët, ti drejtohen me nje mesazh të gjithë besimtarëve.
Liria e votës nënkupton lirinë nga influencat apo deformimet me karakter etnik dhe fetar. Shqipëria ka avanazhin historik që bashkëjeton në harmoni të plotë dhe këtë harmoni nuk duhet ta dëmtojë fushata elektorale e partive politike. Ne jemi nismëtarët e një kodi etik dhe i kërkojmë të 67 subjekteve zgjedhore të japin mesazhe konstruktive dhe të bashkëjetesës në harmoni të besimit fetar dhe përktatësisë etnike,-tha në fund të fjalës së tij Malaj.