E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parada e çiklistëve të zhveshur, grekët lakuriq për të mbrojtur mjedisin (FOTO)

ciklistGreqi- Parada ndërkombëtare e çiklistëve të zhveshur po mbahet për të gjashtin vit rradhazi në Greqi. Mediat greke raporotjnë se të rinj nga Selaniku dhe nga 70 vende të botës i janë bashkuar edhe këtë vit paradës të pazakontë.

Në parkun para Bashkisë së Selanikut janë mbledhur mbi 2.500 persona, të cilët kanë hequr rrobat duke pikturuar me ngjyra të shumëllojshme trupat e tyre. Kanë marrë biçikletat dhe nisur shëtitjet për më tepër se dy orë në rruget kryesore të qytetit grek.

Sipas organizatorve  parade ka për qëllim protestëb kundër përdorimit të makinës si mjet transporti brenda qyteti. Për shkak të ndotjes së madhe që shkakton, parade apelon që qytetarët të përdorin biçikletën si mjetin me ekologjik, më praktik dhe më pak të rrezikshmin në rrugë. ciklist2

STOP ekspozimit të njeriut dhe planetit ndaj ndotjes,-thuhej në mesazhet që përcillnin pikturat në trupta e tyre.

Selaniku është një prej qyteteve me ndotje më të madhe në të gjithë Evropën. Atje një qytetari i takojnë vetëm 2,1% metra katror gjelbërim, kurse mesatarja e vendeve të BE-së është 9 metra katrorë.

Parada e Çiklistëve të zhveshur është një levizje që i ka fillimet e saj ne Vankuver të Kanadasë në vitin 2004 dhe 73 qytete të mëdha e zhvillojnë çdo vit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›