SIDA prek më shumë se 34 milionë persona në botë
VJENË - Më shumë se 34 milion persona janë të prekur nga sëmundja e shekullit, SIDA në mbarë botën dhe numri më i madh i të infektuarve, rreth 70 për qind, jetojnë në Saharanë Jugore në Afrikë, sipas statistikave të publikuara nga Programi i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara për SIDA-n.
"Terapia antiretrovirale ka ndikuar në mënyrë të efektshme në rritjen e jetëgjatësisë së personave të infektuar nga kjo sëmundje në mbarë globin," deklaroi të enjten AIDA HELP në Vjenë.
Fondet vjetore të krijuara nga shoqata e bamirësisë, 'Life Ball', në Vjenë, kanë kontribuar pjesërisht për të siguruar të prekurit nga SIDA me mjekimin e nevojshëm.
Vitin e kaluar, projekte kombëtare dhe ndërkombëtare për SIDA-n janë financuar me 2,1 milion euro nga ''Life Ball'.
(e.m/ata/BalkanWeb)