E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët përleshen me afganët, në kufirin shqiptaro-grek

Një përleshje e egër ka ndodhur mbrëmë në afërsi të kufirit shqiptaro-grek në Kakavijë dhe në brendësi të territorit shqiptar, mes 2 shqiptarëve dhe 4 afganëve, kur këta të fundit po tentonin të kalonin kufirin për të hyrë në Shqipëri, në mënyrë klandestine. 

Përpjekja e klandestinëve ndeshi në rezistencën e shqiptarëve, të cilët ishin edhe të armatosur. 

Përleshja mori përmasa të rrezikshme, kur njëri nga shqiptarët përdori armën e tij, tip "Kallashnikov", duke plagosur njërin prej afganëve. 

I plagosuri u dërgua në spitalin e Janinës nga bashkëkombasit e tij, të cilët e denoncuan incidentin në polici, ku thanë se shqiptarët iu kishin rrëmbyer pasaportat dhe 500 euro. 

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar shqiptarët e armatosur dhe ka informuar për rastin autoritetet policore shqiptare të Kakavijës.
(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›