E Hënë, 2 Nëntor 2026

Malaj: Tregu nuk na lejon qe te rrisim kuotat Eljona Ballhysa

Ndryshe nga universitet e tjera, te cilet i pranojne studentet e rinj mbi bazen e rezultateve te marra ne provimet e Matures Shteterore, Universiteti i Arteve, baze per pranimet e reja ka konkursin. Rektori i ketij Universiteti, Petrit Malaj ne nje interviste per gazeten, “Koha Jone”, ben te ditur se zhvillimi i konkursit per pranimet e studenteve te rinj, per vitin e ardhshem akademik, eshte mjaft i rendesishem per te perzgjedhur talentet qe do te kene te ardhme ne fushen e artit ne Shqiperi. Malaj thote se Universiteti tashme ka bere gati rregulloren e organizimit te konkurseve qe do te zhvillohen ne shtator dhe se pervec konkurrimit individual te cdo kandidati, rendesi do t’i jepet edhe anes teorike, pra formimit te pergjithshem te studenteve te rinj. Po keshtu Malaj thote se nuk do te kete rritje te madhe kuotash, pasi tek Artet nuk mund te hyje kushdo, por vetem elementet cilesor. Rektori gjithashtu ben te ditur perpjekjet qe po behen, ne menyre qe vitin e ardhshem te hapet edhe cikli i trete i studimeve ne doktorature.

Zoti Malaj, a jane percaktuar kriteret e pranimit ne Universitetin e Arteve per vitin e ardhshem akademik? Si do te behet konkursi, a do te kete ndonje risi kete vit?

Universiteti i Arteve, si institucioni me me tradite ne fushen e artit ndodhet ne nje faze te perfundimit me sukses te dy cikleve te studimit, te ciklit te pare “Bachelor” dhe te ciklit te dyte “Master” dhe njekohesisht, ne tere kete funksionalitet qe kerkon pune, ne jemi marre ne te tre fakultete, ka pasur nje ndermarrje dhe nje iniciative teper interesante per sa i takon shqyrtimit ze per ze te kritereve te konkursit te pranimeve per vitin akademik 2013-2014. Une mund t’ju them me bindje se ato jane diskutuar ne departamente, kane kaluar ne keshillin e fakulteteve, kane ardhur me pas ne rektorat, jane diskutuar ne senat dhe kane ardhur ne formen perfundimtare. Ne vazhdojme si shkolle duke qene specifike ne krahasim me universitetet e tjera, kemi baze per futjen ne shkolle te studenteve te rinj nepermjet konkursit. Pra te kete nje seleksionim te studenteve. Mund t’ju them se prurjet kane qene per t’u admiruar vitet e fundit. Ndersa ne kemi qene rigoroze dhe kemi rene dakord edhe me Ministrine e Arsimit qe ne Universitetin e Arteve dyert te mos hapen per kedo. Ne Universiteti i Arteve dyert do te hapen vetem per te talentuarit, pra do te hapen per ata qe mendojne dhe punojne se do te jene e nesermja, ai brez qe do te shkoje me tej me punet e tij artistike dhe do te punoje per artin shqiptar. Ne kete sens ne kembengulim fort dhe i japim rendesine e duhur konkursit, pasi ai ka te beje shume me te ardhmen e shkolles, ka te beje me ata qe do te jene ne shkolle, me ate brum qe do te punojne koleget e mi pedagoge. Ne Universitetin e Arteve nuk mund te vish te marresh nje diplome. Kursesi nuk mund te ndodhe kjo gje, pasi ketu gjithcka eshte publike, eshte e paster si drita e diellit, pasi secili student paraqitet individualisht ne provime. Ne cdo provim, perjashto lendet teorike pasi behen bashke, por ne te gjitha lendet e tjera studentet e arteve paraqiten individualisht ne provim. Pra interpretojne nje fabul, nje monolog, apo dicka tjeter, paraqet punimet e tij ne grafike, pikture apo multimedia, apo interpreton dicka ne muzike me instrumentin e tij, nje pjese te caktuar te nje autori shqiptar apo te huaj. Pra gjithcka eshte kerkuese, kerkon nje pune shume te madhe, aq me teper kerkon dhe nje disipline artistike shume te madhe nga ana e studenteve. Kemi derguar kriteret e konkursit edhe ne MASH dhe jemi ne te gatshem qe ne momentin e duhur, une mendoj se konkursi do te jete ne shtator, ne te ndermarrim nismen e radhes per perzgjedhjen e elementeve cilesore, per te studiuar ne Universitetin e Arteve ne “Bachelor” dhe ne “Master”. Ne “Bachelor” ne vazhdojme konkursin tradicional te paraqitjes individuale te secilit kandidat, ndersa ne “Master” konkursi behet me dosje, pasi ai e ka kaluar tre vite studimi dhe tashme ka krijuar nje profil te tijin dhe jane komisionet perkatese qe bejne perzgjedhjen e nivelit “Master”. Aktualisht jemi ne nje faze shume interesante te zhvillimeve ne kete universitet, pasi jemi ne prag te zhvillimit te sezonit te provimeve, sezon i cili ka nje ngarkese te madhe per studentet dhe pedagoget. Kete e them, sepse nuk jane provime si ne shkollat e tjera, por jane provime te gjitha te konceptuara dhe te programuara ne ate menyre ku secili student te shperfaqe vlerat e tij me te mira. E preka pak me pare kur thashe se ketu nuk hyn kushdo, por me cilesoret, me te talentuarit. Eshte e rendesishme qe te thuhet kjo.

Ne nje fare menyre, kjo do te thote se ju nuk do te kerkoni rritje kuotash per vitin e ardhshem?

Ne kemi gjetur gjuhen e perbashket edhe me Ministrine e Arsimit qe ne te mos kemi rritje te kuotave, ne permasa te atilla, sic mund te kete ndodhur ne universitetet e tjera. Ne nuk mund te pranojme pa limit studente. Ne do te kemi nje limit te caktuar brenda mundesive dhe hapesirave qe ka shkolla, por nga ana tjeter duke marre ne konsiderate edhe tregun. Tregu eshte goxha i veshtire, tregu nuk mund te pranoje limite pa fund te nje shkolle arti. I kemi bere gati propozimet si kuotat ashtu edhe tarifat jane aty-aty me vitin e kaluar.

Po persa i perket konkursit te pranimit, a pritet te kete ndryshime per kete vit?

Ne esence as konkursi nuk do te kete shume ndryshim. Por ne senat, u shpreh fort qe ne te kerkojme nga studentet edhe nje formim te tyrin nga pikepamja e frymes intelektuale te pergatitjes se secilit student, pra te nje formimi te pergjithshem nga ana teorike, sepse vertete na intereson shume edhe kjo ane. Jo vetem te vije nje student qe vertete te mund te shprehe disa aftesi, por ne na intereson edhe ana qytetare dhe formimi i tij i pergjithshem. Pra do te kete pike te vecanta ana teorike dhe formimi i pergjithshem i studentit.

Si do te realizohet kjo, do te kete nje provim me shkrim?

Kjo varet nga fakultetet e ndryshme. Per shembull ne Fakultetin e Muzikes ka nje provim me shkrim, ne Fakultetin e Artit Skenik, te Drama behet nje komunikim i komisionit qe merr ne interviste kandidatet qe hyne ne konkurs, ka nje bashkebisedim me ta dhe ne fund shprehet me nje opinion te secilit anetare jurie qe shprehet me shkrim.

A do te rendoje kjo tek kandidatet e talentuar ne nje fushe te caktuar?

Jo nuk rendon tek talenti. Ne duam qe ne te vertete te provokojme ne nje menyre apo ne nje tjeter qe kandidatet qe vijne ketu te kuptojne, se ketu nuk eshte nje shkolle vetem qe ti mund te vish, te kesh punuar me instrumentin, por pa ditur elementet baze te solfezhit p.sh., apo pa ditur elemente te tjere te cilet jane te domosdoshem per formimin tend profesional.

Cfare po ndodh me ciklin e studimeve per doktorature, a pritet te hapet ky cikel vitin e ardhshem?

Ne jemi ne finale te punes per hapjen e shkolles se doktoratures ne tre fakultetet tona, pasi ne sivjet japim diplomen e pare ne “Master” dhe normalisht duhet te jemi ne union me zhvillimet qe kerkon dhe koha dhe universiteti jone ka punuar dhe po punon fort per ta finalizuar me sukses edhe shkollen e doktoratures. Tani per tani nuk mund te them se kur do te nise, sepse varet nga urdhri qe do te jape Ministri i Arsimit dhe Shkences, por ne kemi punuar fort qe materiali i duhur brenda kornizave ligjore te jete ne MASH per miratim. Debatet jane zhvilluar ne keshillat e profesoreve, jane ngritur grupet e punes te cilet e kane perpunuar materialin dhe shume shpejt do t’i dergohet per miratim MASH. Ne shkollen e doktoratures nuk hyn kushdo, por do te hyje ai individ qe do te beje karriere akademike. Pra jo cdo instrumentist, jo cdo aktor, jo cdo regjisor do te hyje ne shkollen e doktoratures.

Po persa i perket projekteve, cfare mund te veconi si me te rendesishmin ne ditet ne vijim?

Se pari ne kemi shume projekte gjate gjithe vitit akademik. Sallat tona jane cdo nate te mbushura me publik, provimet qe behen ne UA jane ne nje lloj menyre projekte te mirefillta artistike. Madje kemi bere edhe marreveshje qofte me Teatrin Kombetar, qofte me Teatrin e Metropolit per te cuar pune te studenteve tane, provime te ndryshme, apo diploma per t’i shfaqur ne keto salla, ne nje menyre apo tjeter per te bere te mundur nxjerrjen e studenteve edhe jashte mureve te UA, ne menyre qe edhe ai te kontaktoje me publikun jashte shkolles. Nga ana tjeter, mund te vecoj nje projekt qe ne e kemi iniciuar rreth 5 vjet me pare me dy shkollat e tjera simotra, me Universitetin e Prishtines dhe Tetoves meFakultetin e Arteve te tre qyteteve. E kemi quajtur “Ura me tri harqe”, nje eveniment i cili eshte i pervitshem dhe kalon me radhe, nje here ne Tirane, nje here ne Tetove dhe nje here ne Prishtine. Kete vit e kemi ne ne Tirane. Ky aktivitet zhvillohet ne datat 20 dhe 21 maj. Dita e pare fillon me nje ekspozite ku do te prezantohen punimet e studenteve te piktures dhe skulptures, do te vazhdoje me pas me shfaqjen e filmave, do te kete dhe shfaqje teatrale dhe ne fund do te jete nje koncert permbylles i ketij evenimenti me nje orkester te perbashket te studenteve te tre fakulteteve. Mendoj se bejme mire me nje aktivitet te tille, pasi ne fund te fundit, nese ne nuk do te shkembejme me njeri-tjetrin, cfare na ngelet te shkembejme me te tjeret. Nje tjeter aktivitet eshte zhvillimi ne datat 22-25 maj i Festivalit Nderkombetar te Kitares. Ne kete festival qe organizohet per here te pare dhe qe urojme te jete nje ogur i mire, do te marrin pjese kitariste nga vende te ndryshme, nga Shqiperia, Gjermania, Zvicra, vendet e rajonit e etj., dhe per fituesit do te akordohet dhe nje cmim ne vlere monetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›