Milo: Rama na shiti per LSI, Berisha respektoi me shume aleatet
Pak dite para nisjes se fushates elektorale, aleati i Partise Socialiste, Paskal Milo shpreh kritika per menyren sesi kreu i PS-se, Edi Rama po menaxhon koalicionin. Kreu i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo thote se PS-ja i shiti aleatet e saj per koalicionin me Levizjen Socialiste per Integrim, duke e cilesuar kete si tradhtine e radhes brenda se majtes. “Jemi koshient qe PS na shiti per LSI, kete e dine gjithe shqiptaret, por ne te ardhmen tone, kontributin tone ndaj opozites shqiptare nuk e lidhim me emra te pervecem, por me kauzen dhe alternativen tone. Ne po vuajme tradhtine e radhes qe aq shpesh ndodh tek e majta shqiptare, por kjo tashme nuk na ligeshton”- tha dje Milo ne nje interviste per “News 24”. Edhe pse pjese e koalicionit te PS-se, Milo ka pranuar publikisht te jap vleresime per Kryeministrin dhe kreun e PD-se, Sali Berisha. Ai thote se Berisha tregoi me respekt per aleatet e tij sesa Rama. “Kemi fenomen tjeter ne PD, kam kuraje ta shikoj te verteten ne sy, dhe ta vleresoj Berishen se ka treguar respekt per partneret e vet. Si teknicient qe eshte duke siguruar kreret e partive aleate, i sigurojne te punojne te qete per te marre sa me shume vota per koalicionin. Rama i ka demotivuar aleatet e vet”,- shprehet Milo. Kreu i PDS-se ka folur dhe per marredheniet personale mes krereve te partive te koalicionit. Ai shprehet se telefoni i Rames nuk eshte me i hapur per aleatet e tij, pervec rasteve kur ka ndonje kritike per te bere ne lidhje me qendrimet e mbajtura. Milo ka shprehur dhe rezerva per qendrimet e nje pjese te figurave te Partise Socialiste. “Nuk vjen njeri nga PS dhe me thote se kush eshte e majta, kushdo qurravec dhe me thote. Dhe PS ka shume qurraveca. Telefoni i Rames nuk funksionin me, vetem kur ka ndonje kritike ndaj PS”,- shtoi Milo. Kreu i PDS-se nuk e fsheh se me keto kritika synon te marre dhe nje pergjigje dhe te kete nje komunikim me Ramen. Ai shton se kritikat e tij per Ramen dhe PS synojne mos perseritjen e gabimeve. “Koalicioni po shkon sic po shkon, por tendenca e pergjithshme na favorizon, pavaresisht sjelljes se PS ndaj aleateve te saj. Ne do shkojme perpara. Ne kemi pergjegjesi ndaj elektoratit te majte pavaresisht kur gabon PS, ne duhet te keshillojme qe te gaboje sa me pak. Tani ate po bejme po e keshillojme qe te mos beje me gabime se kushton shume. Nuk e ka PS monopolin e se majtes shqiptare, por e kemi te gjithe bashke”,- shprehet kreu i PDS-se.
PS-PD na ndaluan polin e qendres
Kryetari i PDS-se, Paskal Milo tha dje se krijimi i polit te trete u shmang si opsion per shkak te ofertave qe ju bene partive te vogla nga aleatet. “Filloi percarja, u mikluan njerez nga partite e medha per te mos formuar polin e trete”,- u shpreh dje kreu i PDS-se, Paskal Milo.
PS-PD na ndaluan polin e qendres
Kryetari i PDS-se, Paskal Milo tha dje se krijimi i polit te trete u shmang si opsion per shkak te ofertave qe ju bene partive te vogla nga aleatet. “Filloi percarja, u mikluan njerez nga partite e medha per te mos formuar polin e trete”,- u shpreh dje kreu i PDS-se, Paskal Milo.