Komision per kopjet, verifikohen testet
Nje komision i posacem eshte ngritur tashme nga Ministria e Arsimit vetem per te rivleresuar testet dyshuese te Matures Shteterore. Pavaresisht masave te sigurise te cilat u shtuan kete vit, nuk kane munguar testet e parregullta, per te cilat dyshohet se maturantet kane kopjuar ne provimin e Letersise dhe Gjuhes Shqipe. Zyrtare te arsimit shprehen se ka teste te tilla qe ju perkasin maturanteve si nga rrethet por edhe nga Tirana, nderkohe qe per ta do te merren masa nga nje komision i posacem qe eshte ngritur. "Keto jane teste qe ne i quajme te parregullta, perfshire dhe ato me kopje. Vleresuesit i nxjerrin rast pas rasti menjane kush jane teste te parregullta, po themi ne pergjithesi. Kurse ato qe jane te kopjuara, jane te raportuara nga administratoret ne procesverbalet. Gjithmone ka, dhe keto kalojne ne nje komision te posacem, nuk u shpallet rezultati ne diten qe u shpallet te gjitheve po kalojne ne nje procedure shqyrtimi te metejshem qe eshte e nje komisioni te posacem qe verifikon cfare ka ndodhur dhe del me nje perfundim, me nje vendim qe do te thote shpallje e rezultatit ne nje faze te dyte per ta",- thote Alfons Harizaj, drejtor i Agjencise Kombetare te Provimeve. Sa i perket korrigjimeve jane mbi 200 vleresues qe kane nisur korrigjimin e provimeve qe prej dates 3 qershor ne 6 qendrat e vleresimit, te pozicionuara ne Tirane, Shkoder, Elbasan, Fier dhe Korce. Specialistet e Ministrise se Arsimit bejne me dije se afati per perfundimin e procesit te korrigjimit te tezave eshte 10 qershori, ndersa zbardhja e notave ka gjasa te behet ne datat 11-12 qershor. Drejtori i Agjencise Kombetare te Provimeve thote se ne ditet ne vijim do te nise puna per hartimin e tezave te matematikes, nderkohe qe niveli i testit do te jete mesatar. "Testi ka te njejtin format qe dhe jane informuar maturantet, totali 50 pike, 25 pyetje. Pyetjet te ndara 13 me alternativa per 13 pike, dhe 37 pike te tjera jane te problemave qe kerkojne zgjidhje",- thote Harizaj. Aktualisht sipas te dhenave qe raporton AKP-ja deri tani jane kontrolluar rreth 45 per qind e testeve te letersise dhe gjuhes shqipe, nga 46 mije qe jane total.
Matematika
Ne ditet ne vijim do te nise puna per hartimin e tezave te matematikes, nderkohe qe niveli i testit do te jete mesatar. Testi ka te njejtin format qe dhe jane informuar maturantet, totali 50 pike, 25 pyetje. Pyetjet te ndara 13 me alternativa per 13 pike, dhe 37 pike te tjera jane te problemave qe kerkojne zgjidhje. Aktualisht sipas te dhenave qe raporton AKP-ja deri tani jane kontrolluar rreth 45 per qind e testeve te letersise dhe gjuhes shqipe
Matematika
Ne ditet ne vijim do te nise puna per hartimin e tezave te matematikes, nderkohe qe niveli i testit do te jete mesatar. Testi ka te njejtin format qe dhe jane informuar maturantet, totali 50 pike, 25 pyetje. Pyetjet te ndara 13 me alternativa per 13 pike, dhe 37 pike te tjera jane te problemave qe kerkojne zgjidhje. Aktualisht sipas te dhenave qe raporton AKP-ja deri tani jane kontrolluar rreth 45 per qind e testeve te letersise dhe gjuhes shqipe