E Diel, 1 Nëntor 2026

Tungland: TAP, ka shanse per t’u zgjedhur si fitues Eglantina Nasi

Projekti i gazsjellesit Trans-Adriatik, i ka shanset per t’u zgjedhur si fitues i gares per transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt Evropes. Nje fakt te tille e ka bere me dije vete drejtori menaxhues i TAP-it, Kjetil Tungland. Teksa para pak ditesh, ai deklaroi se projekti Trans-Adriatik, i ka dorezuar konsorciumit Shah Deniz propozimet konkrete mbi aspektin e konkurrences. Dhe duke shtuar ne vazhden e ketij argumenti, se TAP-i i zoteron shanset qe te jete i perzgjedhur prej pales azere si varianti i duhur per te siguruar transportin e gazit qe ajo prodhon. “Keto propozime perkojne me kushtet e percaktuara nga Shah Deniz. Prandaj, une mendoj se TAP-i ka shanse per t'u zgjedhur",- nenvizoi Tungland lidhur me nje fakt te tille. Duke shtuar se ne te vertete, keto dokumente “percaktojne se ku dhe si do te ndertohet gazsjellesi”. “Konsorciumi i ka te gjitha dokumentet e nevojshme per te marre nje vendim",- tha gjithashtu Tungland. Sikunder, nuk ka harruar te permende as faktin tjeter pozitiv qe sipas tij, projekti Trans-Adriatik paraqet kundrejt atij Nabucco, ai i cmimeve favorizuese. Duke e siguruar ne kete menyre konsorciumin Shah Deniz per nje konkurrueshmeri cmimesh. Te tilla deklarata optimiste te tij, mberrijne ne nje periudhe, kur duket se momenti i perzgjedhjes se projektit fitues per transportin e gazit nga Azerbajxhani, po arrin fazen e tij finale. Dhe kur projekti TAP po behet me realist se kurre, tashme qe e gjithe faza prezantuese e tij i ka permbyllur sic duhet etapat e saj. Nderkaq, ne kuadrin e konferences se posacme qe u mbajt per gazin ne Baku te Azerbajxhanit para pak ditesh, edhe vete komisioneri evropian i energjise, Gunter Oetinger, eshte shprehur optimist lidhur me ecurine e gares per transportin e gazit azer, per te cilin sipas tij Evropa ka shume nevoje. "Aktualisht ne jemi duke pritur per vendimin perfundimtar mbi nje gjurme te tubacionit, e ky do te jete vetem fillimi dhe jo fundi”,- u shpreh Oettinger, lidhur me nje fakt te tille. Duke lene te nenkuptohet se marredhenia e BE-se per te siguruar gaz nga Lindja, do te vazhdoje duke u intensifikuar edhe me tej.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›