E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Votimi i kryetarit të ri të bëhej pa u zvarritur nga kryesia

16-02-2013 / Gazeta 55

I deleguari i kryesisë në Kukës, Arben Malaj i bashkohet shqetësimit të deputetit Asllan Dogjani

Dogjani: Rama diktator i PS-së

Dega e Partisë Socialist në rrethin e Kukësit është përfshirë në debate të ashpra që mund të çojnë deri në përçarjen e kësaj partie. Deputeti i Kukësit, Asllan Dogjani i mbështetur nga mbi 250 anëtarë të bazës kanë kërkuar që të anulohet një vendim i kreut të PS, Edi Ram i cili ka shkaktuar kreun aktual të PS, Ylber Durakun dhe ka emëruar ish-kryetarin e mëparshëm Skënder Ahmeti. Një gjë e tillë, siç tha Dogjani, bie ndesh me demokracinë e brendshme të partisë, me statutin e saj dhe përbën një shkelje. Sipas tij, veprimet e Ramës janë frymë bajraktarizmi dhe diktature që po instalohet në Partinë Socialiste. “Në kohën që çuam këtë letër, kryetari i PS-së i ka marrë në telefon këta persona që kanë firmosur dhe i ka kërcënuar. Ky vendim duhet të rishikohet. Ne nuk kemi nevojë më për diktator, ata i kemi hequr. Nuk pranoj që në Kukës të bëhen pazare”, shtoi ai. Deputeti socialist Asllan Dogjani ditët e fundit i është ankuar edhe kryesisë së Partisë Socialiste për qëndrimet e fundit që kryesocialisti Rama ka mbajtur për strukturën e partisë në Kukës.
Ndërkohë pjesë e polemikave të ashpra është bërë dhe deputeti, njëherësh i deleguari i kryesisë në Kukës, Arben Malaj, duke deklaruar se caktimi i datës së votimit për kryetarin e PS-së së qytetit të Kukësit duhet të caktohej pa u zvarritur nga Kryesia e PS. “Ne punuam se bashku duke qartësuar listat e anëtarësisë, duke rritur aksesin për sa më shumë anëtarë dhe mbështetës të rinj në Partinë Socialiste në Kukës, duke ju dhënë akses kandidatëve në listat e votuesve sipas organizatave dhe gjatë procesit konkurruese. Përzgjedhja e kryetarëve të organizatave u bë vetëm me votim dhe kandidatura alternative. Caktimi i datës së votimit për kryetarin e PS-së së qytetit të Kukësit dhe kandidaturave konkurruese (bazuar në propozimet e organizatave), duhet të caktohej pa u zvarritur nga Kryesia e PS. Mënyra më e mirë për t’i bashkuar energjitë, është të respektojmë parimet tona kushtetuese/statutin, i cili kërkon procese të rregullta përzgjedhjeje, kërkon transparencë maksimale, përzgjedhje në çdo nivel të saj organizativ me konkurrim alternative dhe me votë të fshehtë”, shprehet ai.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›